Politike

‘Lona ma nxirr çik shalën’/ Habit deputetja socialiste, ja si justifikohet për banalitetin në mbledhje

Ditën e djeshme maxhoranca dhe opozita në dy muaj të punës së tyre online, për shkak të Pandemisë së Covid-19 miratuan dhjetra projektligje, akte, vendime, marrëveshje madje dhe ndryshime të rëndësishme siç ishin ato në Kodin Penal.

Deputetët u mblodhën virtualisht ndërkohë nga vëzhgimi që u publikua në media, atë që ka ndodhur në këto mbledhje dhe seriozitetin me të cilin ligjvënësit e kanë trajtuar pozicionin e tyre në raport me përgjegjësinë që kishin në kohën kur e gjithë vëmendja ishte tek Covid-19.

Deputetja socialiste, Ermonela Felaj sqaron të vërtetën e prapaskenave në Komisionin e Sigurisë. Kryetarja e Komisionit të Sigurisë Ermonela Felaj, u bë virale në rrjet pasi u mendua se i është drejtuar një prej kolegeve të saj me frazën: ‘Na i nxirr çik shalën’.

Në fakt Felaj në video thotë ‘na e nxirr njëçikë qenin’ referuar kështu koleges së saj që ka një qen. Felaj tregon për newsbomb se edhe këtë frazë e ka thënë teksa po bënin prova për lidhjen online.

Deputetja e PS, e cilëson këtë trajtim e deformim që iu bë fjalës së saj si banalitet e vulgaritet.

“Fjala që i thuhet dikujt, një kolegu pune, para fillimit të mbledhjes,  për të larguar qenin nga dhoma, që nuk e kupton njësoj si ju sigurisht, fillimin e një mbledhje, e transformuar me dashje , ne vë nëpah sa shurdhtësinë tuaj”, thotë Felaj e revoltuar.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this: