Aktualitet

Premier League ka një datë për rinisjen, sezoni do të mbyllet brenda qershorit

Premier League qëndron e bashkuar në misionin për të mbullur sezonin e ndërprerë për shkak të pandemisë së Coronavirus. Konfirmimi ka ardhur pas mbledhjes me video-konferencë të përfaqësuesëve të 20 klubeve të kampionatit elitar anglez.

Tema kryesore kishte të bënte me afatet kohore të planit për të finalizuar sezonin. Objektiv është që gjithçka të përfundojë deri në fund të qershorit. Skuadrat duhet të përballojnë një tur-force me dy ose tre ndeshje në javë, ndërsa klubet kanë rënë dakord për anulimin e sfidave të prapambetura. Nga mbledhja e fundit e klubeve të Premier League ka dalë edhe një datë për rinisjen e kampionatit.

  • foto galeri
  • Sipas planit, që sigurisht duhet të marrë miratimin e autoriteteve sanitare dhe qeverisë angleze, futbolli do të kthehet në fushë në datën 8 qershor. Nuk përbën më lajm se të gjitha ndeshjet do të luhen me dyer të mbyllura, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e zhvillimit të tyre në pak stadiume. Ndërkohë, më parë skuadrat duhet të kthehen të stërviten. Sipas mediave britanike, në siguri të plotë dhe duke respektuar protokollet anitare, futbollistët mund të nisin përgatitjet në datën 11 maj.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this: