Politike

Përplasja me SHBA, dëbohen nga Shqipëria dy diplomatët e Iranit dhe shpallen ‘NON GRATA’

Dëbohen nga Shqipëria dy përfaqësuesit diplomatikë të Iranit.

Lajmin e bën me dije vetë ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj i cili shkruan: “Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ka vendosur sot, që përfaqësuesit diplomatikë të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri, z. Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe z. Seyed Ahmad Hosseini Alast, të shpallen persona të padëshirueshëm, për shkak të zhvillimit të veprimtarisë në mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.

Dy përfaqësuesëve të Republikës Islamike të Iranit ju është kërkuar largimi i menjëhershëm nga territori i Republikës së Shqipërisë.”

Ky dëbim i diplomatëve iranianë vjen pas përplasjeve të Iranit me SHBA-në ku qartësisht Shqipëria është pozicionuar krah aleatëve të përhershëm amerikanë.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this: