Politike

Republikanët, Mediu dënon vrasjet masive në Iran: Mbështesim kryengritjen mbarëkombëtare të popullit iranian

Iranianët janë ngritur përsëri për të ardhmen e familjeve dhe vendit të tyre. Në mes të nëntorit, miliona iranianë dolën nëpër rrugë në 200 qytete të vendit dhe kërkuan përmbysjen e diktaturës fetare që sundon Iranin dhe themelimin e demokracisë e lirisë në vendin e tyre.

Sipas mediave ndërkombëtare dhe raporteve qeveritare, Lideri Suprem i Iranit i ka dhënë urdhër Gardës Revolucionare dhe forcave të tjera shtypëse që të hapin zjarr mbi protestuesit. Numri i vdekjeve ka shkuar mbi 1000 njerëz. Mojahedin Khalq (PMOI/MEK), opozita kryesore, ka publikuar identitetet e mbi 430 prej të vrarëve. Të plagosurit janë mbi 4,000 dhe mbi 12,000 njerëz janë arrestuar. Regjimi është përpjekur t’i fshehë përmasat e krimeve të tij duke bllokuar Internetin.

Më 19 nëntor, Komisionerja e Lartë e OKB-së për të Drejtat Njerëzore shprehu shqetësim të thellë lidhur me përdorimin e forcës, duke përfshirë të qëlluarit me armë ndaj demonstruesve, dhe me numrin e konsiderueshëm të vdekjeve. Amnesty International tha më 25 nëntor: “Rritja e numrit të vdekjeve është një tregues alarmues se sa mizor ka qenë trajtimi i protestuesve të paarmatosur…”

Qeveria amerikane i ka mbështetur protestat e popullit iranian kundër regjimit të mullahëve dhe ka dënuar forcën letale dhe kufizimet e rënda të komunikimit që janë përdorur kundër popullit. Presidenti amerikan tha më 3 dhjetor 2019 në Londër: Irani po vret mijëra njerëz në këtë moment që po flasim, dhe kjo është arsyeja pse e kanë ndërprerë internetin, në mënyrë që njerëzit të mos shohin çfarë po ndodh.

Partia Republikane e Shqipërisë i bën thirrje Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Europian dhe shteteve anëtare që t’i dënojnë vrasjet masive në Iran, të marrin masa urgjente për ndalimin e masakrës e shtypjes, e sidomos për lirimin e të arrestuarve, dhe për t’i ofruar popullit iranian akses të lirë në Internet.

Vrasja e protestuesve është pa dyshim një masakër e qartë dhe një rast krimi kundër njerëzimit. I bëjmë thirrje Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara, qeverive dhe komunitetit ndërkombëtar që të sigurojnë ndalimin e menjëhershëm të vrasjeve e shtypjes, dhe lirimin e të arrestuarve. E drejta e popullit iranian për të protestuar e për t’u mbrojtur kundër brutalitetit të dhunshëm të regjimit të mullahëve duhet të njihet ndërkombëtarisht.

Partia Republikane e Shqipërisë mbështet gjithashtu NCRI-në si Alternativën Legjitime ndaj Tiranisë së Mullahëve për të sjellë paqe dhe liri në Iran.

Platforma e planit me 10 pika të zonjës Maryam Rajavi, Presidentes së zgjedhur të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, për një shtet demokratik, laik, pluralist, paqësor, për barazi të plotë të grave dhe minoriteteve etnike e fetare në Iran, përbën platformën për një Iran të begatë, të lirë dhe demokratik.

FATMIR MEDIU,

KRYETAR

RP_Support_2019_Uprising

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this: