Aktualitet

“Bojkoti nuk ndihmoi”/ Basha i përgjigjet Palmer: Ulemi pa kushte në tavolinë me Ramën

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka komentuar deklaratën e të dërguarit të SHBA për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer se “bojkoti nuk i ka sjellë opozitës fuqi më të madhe politike dhe nuk ka mundur që të imponojë zgjedhje të parakohshme. Merrni këtë mundësi, negocioni në mirëbesim për reformën elektorale që kërkoni.”

Në një intervistë për gazetarin Lutfi Dervishi në RTSH, Basha thotë se opozita ka bërë pikërisht atë që kërkojnë SHBA dhe Bundestagu gjerman.

“Ajo që ne kemi bërë është pikërisht kjo. I takonte partisë në pushtet dhe kryeministrit të bënin ofertën e tyre, siç ia ka përsëritur në mënyrë domethënëse në Tiranë dhe në Romë kryeministri Conte, por në fakt ka qenë opozita që ka propozuar instrumentin.

Po mbushet muaji që ne kemi propozuar 5 pikat tona, për Reformën Zgjedhore që nisin pikërisht nga ulja pa kushte në një tryezë ku janë të përfaqësuar PS, opozita e bashkuar, faktori ndërkombëtar, por jo vetëm kaq, faktori shoqëror që nuk mund të përjashtohen nga diskutimi për reformën zgjedhore, pasi nuk i takon vetëm partive politike” – tha Basha.

Basha thotë se PD është gjithmonë gati për zgjedhje të parakohshme dhe se është e angazhuar 100% për ta përshpejtuar këtë proces.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this: