Aktualitet

Një regjim terrorist zhvillon event kulturor në Tiranë! Çfarë dëshiron të maskojë?

Afërsisht dy javë më parë, disa uebsite shqiptare lajmesh reklamuan një program me titull “Mbrëmë i përshpërita një ylli” i cili do të zhvillohet më 7 nëntor në Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse në Tiranë. Në këtë event do të interpretojnë Luiza Xhuvani dhe Ndriçim Xhepa, ndërsa Kristien Korovshi do ta prezantojë programin.  Por ky program, i cili nuk përmend asnjë sponsor në reklamat e tij, ka ngritur shqetësime të forta sigurie. Për shembull, besohet se ambasada iraniane, ambasadori i së cilës u përjashtua nga Shqipëria dhjetorin e shkuar për përfshirje në veprimtari terroriste, qëndron prapa këtij programi.

Faqja në internet e Organizatës për Kulturën dhe Marrëdhëniet Islamike (ICRO) e regjimit iranian, regjim i cili mban rekordin për shtypjen e artistëve dhe censurimin e letërsisë, përmend një event “kulturor” me titull “Festival i Kulturës dhe Letërsisë së Iranit” që do të organizohet, me mbështetjen e atasheut kulturor të Republikës Islamike në Shqipëri, më 7 nëntor 2019,  në Tiranë. Tema kryesore është shpallur se do të jetë “Rumi dhe poezia e tij në gjuhën farsi”. Parashikohet gjithashtu një ekspozitë me fotografi dhe piktura.

Sipas uebsitit të ICRO, Ministri shqiptar i Kulturës si dhe figura të tjera politike dhe shoqërore të Shqipërisë do të jenë të pranishme në këtë event. Është planifikuar një javë me propagandë televizive sipas kësaj faqeje, e cila pretendon se ky do të jetë eventi më i madh i organizuar nga atasheu kulturor iranian në Shqipëri.

Atasheu kulturor i Ambasadës Iraniane punon për ICRO, kështu që është ICRO që e ka nën kontroll programin e 7 nëntorit përmes atasheut kulturor të ambasadës. Kjo organizatë është e lidhur me Khamenei-n, Udhëheqësin Suprem të regjimit iranian, dhe me zyrën e tij të cilën, qershorin që shkoi, Shtetet e Bashkuara e futën në listën e zezë për mbështetje të terrorizmit. Çdo marrëdhënie biznesi, sidomos financiare, mund të çojë në penalitete nga SHBA.

Sipas ekspertëve mbi Iranin, bazuar në Kartën e ICRO-s, qëllimet dhe objektivat kryesore të saj janë të promovojë dhe prezantojë vlerat dhe kulturën islamike në vende të tjera, gjë që sipas doktrinës së regjimit iranian do të thotë eksport i fondamentalizmit, rekrutim i agjentëve, spiunazh dhe eksport i terrorizmit. Shumë prej terroristëve të huaj të regjimit iranian janë rekrutuar nga po kjo organizatë, ku kanë filluar duke marrë pjesë në programet e saj kulturore në këto vende.

Përveç faktit se një organizatë famëkeqe me lidhje terroriste nën mbulimin e ambasadës së regjimit iranian është sponsori i vërtetë i programit, vlen të thuhet se, sipas kreut të policisë Ardi Veliu më 23 tetor 2019, në Shqipëri është zbuluar një rrjet terrorist i udhëhequr nga regjimi iranian. Për më tepër, ambasadori iranian dhe oficeri i inteligjencës në ambasadë janë përjashtuar nga Shqipëria pas dështimit të sulmit.

Të habit fakti që po ai regjim, ambasadori dhe operativi kryesor i inteligjencës i të cilit janë dëbuar nga vendi, dhe që është dënuar nga autoritetet më të larta të sigurisë në Shqipëri, ka shpallur se do të zhvillojë një “festival kulturor” më 7 nëntor në Tiranë, për të rritur vëmendjen ndaj kulturës dhe poezisë perse! 

Të lejosh që ky regjim të organizojë një “event kulturor” në këtë moment në Tiranë, është jo vetëm e gabuar nga pikëpamja kulturore, por minon gjithashtu masat e sigurisë që janë marrë me shumë kujdes nga autoritetet e sigurisë, si dhe i jep një mundësi terrorizmit të regjimit iranian në Shqipëri. Për më tepër, pjesëmarrja e figurave politike dhe shoqërore të Shqipërisë në një event të tillë mund të ketë një efekt dyfish shkatërrimtar për marrëdhëniet kulturore mes kombeve, pasi do të interpretohej si servilizëm ndaj një regjimi shtypës të cilin populli iranian e urren dhe dëshiron ta heqë qafe.

Regjimi iranian keqpërdor një event kulturor në Tiranë
Afërsisht dy javë më parë, disa faqe shqiptare lajmesh reklamuan një program me titull “Mbrëmë i përshpërita një ylli”, i cili do të zhvillohet më 7 nëntor në Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse në Tiranë.
Por nga uebsitet e lidhura me regjimin iranian, besohet se ambasada iraniane, ambasadori i së cilës u dëbua nga Shqipëria dhjetorin e shkuar për përfshirje në veprimtari terroriste, po abuzon me këtë program.
Faqja në internet e Organizatës për Kulturën dhe Marrëdhëniet Islamike (ICRO) e regjimit iranian, regjim i cili mban rekordin për shtypjen e artistëve dhe censurimin e letërsisë, përmend një event “kulturor” me titull “Festival i Kulturës dhe Letërsisë së Iranit” që do të organizohet, me mbështetjen e atasheut kulturor të Republikës Islamike në Shqipëri, më 7 nëntor 2019, në Tiranë. Tema kryesore është shpallur se do të jetë “Rumi dhe poezia e tij në gjuhën farsi”. Parashikohet gjithashtu një ekspozitë me fotografi dhe piktura.
Sipas uebsitit të ICRO, Ministri shqiptar i Kulturës si dhe figura të tjera politike dhe shoqërore të Shqipërisë do të jenë të pranishme në këtë event. Është planifikuar një javë me propagandë televizive sipas kësaj faqeje, e cila pretendon se ky do të jetë eventi më i madh i organizuar nga atasheu kulturor iranian në Shqipëri.
Atasheu kulturor i Ambasadës Iraniane punon për ICRO, kështu që është ICRO që e ka nën kontroll programin e 7 nëntorit përmes atasheut kulturor të ambasadës. Kjo organizatë është e lidhur me Khamenei-n, Udhëheqësin Suprem të regjimit iranian, dhe me zyrën e tij të cilën, qershorin që shkoi, Shtetet e Bashkuara e futën në listën e zezë për mbështetje të terrorizmit.
Sipas ekspertëve mbi Iranin, bazuar në Kartën e ICRO-s, qëllimet dhe objektivat kryesore të saj janë të promovojë dhe prezantojë vlerat dhe kulturën islamike në vende të tjera, gjë që sipas doktrinës së regjimit iranian do të thotë eksport i fondamentalizmit, rekrutim i agjentëve, spiunazh dhe eksport i terrorizmit. Shumë prej terroristëve të huaj të regjimit iranian janë rekrutuar nga po kjo organizatë, ku kanë filluar duke marrë pjesë në programet e saj kulturore në këto vende.
Përveç faktit se një organizatë famëkeqe me lidhje terroriste nën mbulimin e ambasadës së regjimit iranian është sponsori i vërtetë i programit, vlen të thuhet se, sipas kreut të policisë Ardi Veliu më 23 tetor 2019, në Shqipëri është zbuluar një rrjet terrorist i udhëhequr nga regjimi iranian. Për më tepër, ambasadori iranian dhe oficeri i inteligjencës në ambasadë janë përjashtuar nga Shqipëria pas dështimit të sulmit.
Të habit fakti që po ai regjim, ambasadori dhe operativi kryesor i inteligjencës i të cilit janë dëbuar nga vendi, dhe që është dënuar nga autoritetet më të larta të sigurisë në Shqipëri, ka shpallur se do të zhvillojë një “festival kulturor” më 7 nëntor në Tiranë, për të rritur vëmendjen ndaj kulturës dhe poezisë perse!
Të lejosh që ky regjim të organizojë një “event kulturor” në këtë moment në Tiranë, është jo vetëm e gabuar nga pikëpamja kulturore, por minon gjithashtu masat e sigurisë që janë marrë me shumë kujdes nga autoritetet e sigurisë, si dhe i jep një mundësi terrorizmit të regjimit iranian në Shqipëri. Për më tepër, pjesëmarrja e figurave politike dhe shoqërore të Shqipërisë në një event të tillë mund të ketë një efekt dyfish shkatërrimtar për marrëdhëniet kulturore mes kombeve, pasi do të interpretohej si servilizëm ndaj një regjimi shtypës të cilin populli iranian e urren dhe dëshiron ta heqë qafe.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this: