Aktualitet

Shpallen në kërkim policor 4 terroristët iranianë që komplotuan kundër MEK

Personat e identifikuar nga policia si anëtarë të një celule që do të kryenin akte terroriste në Shqipëri janë shpallur në kërkim policor.

Emrat dhe fotot e tyre u janë shpërndarë pikave të kalimit kufitar në të gjithë vendin.

Të gjitha agjencitë ligjzbatuese në vend disponojnë tashmë të dhënat dhe gjeneralitetet për kreun e celulës iraniane, i njohur me emrin Peyman, një anëtar i QUDS, njësisë operacionale të gardës revolucionare islamike iraniane.

Në kërkim është shpallur edhe Abdolkhalegh Malek Zadeh, që njihet edhe me pseudonimin “Ferhat”, si dhe trafikanti ndërkombëtar nga Turqia, Abdulselam Turgut.

Për këtë të fundit Policia Shqiptare ka më shumë të dhëna në dispozicion, pasi ka qenë i arrestuar në vendin tonë në 2011-ën për llogari të Gjermanisë, por mundi të arratisej pasi Gjykata e Apelit ndryshoi masën e sigurisë nga burg në arrest shtëpie.

Ai rezulton i arrestuar së fundi edhe në Azerbajxhan e Turqi, po për trafik droge.

Burime të policisë sqaruan për Tv Klan se ndiqen të gjitha procedurat për të vënë në lëvizje edhe Interpolin për kapjen e tyre.

Nga ana tjetër, autoritetet shqiptare kanë dyshime se katër anëtarë të celulës terroriste mund të kenë ende bashkëpunëtorë në vendin tonë.

Për këtë arsye, agjentet e antiterrorit po mbajnë nën vëzhgim disa persona, një pjesë e të cilëve janë strehuar në kampin e muxhahedinëve në Manëz.

Edhe njeri nga 4 anëtaret e celulës terroriste kishte qenë anëtar i këtij kampi.

Pikërisht muxhahedinët e MEK janë në shënjestër të regjimit iranian dhe celula e zbuluar në Shqipëri kishte planifikuar sulme ndaj tyre ditën e Sulltan Novruzit, pranë kryegjyshatës botërore bektashiane në Tiranë, me 22 mars të vitit 2018, ku u ndaluan dy persona të dyshimte, të cilët ishin prezantuar si gazetarë.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this: