Politike

Si mund të zhvillohet Shqipëria? Grida Duma propozon alternativën e saj: Me 10 investime strategjike, mund të rregullojmë gjithçka

Ish-deputetja e PD-së Grida Duma arsyeton se Shqipëria mund të ketë përmirësime të mëdha në zhvillimin ekonomik nëse arrihet të thithen investime të mëdha të huaja.

Në ‘’News 24’’, Duma theksoi se bujqësia duhet të jetë sektori i parë strategjik për forcimin e ekonomisë sonë. Ajo shtoi se nëse Shqipëria do të arrije të sjellë 10 investime strategjike, ekonomia shqiptarë do të pësojë ndryshime të mëdha.

‘’Ekonomia shqiptare ka nevojë për ndërhyrje kapilare.Qytetarët i ka lodhur shumë kjo çështja e negociatave. Negociatat dotë thotë që të kemi një sektor që të prodhojë produkt për Shqipërinë dhe për jashtë.

Nuk kam thënë sa buxhet duhet të hedhim. Po të sjellim 10 investime strategjike, i rregullojmë gjithçka. Shumë kohë më parë, Konica i kërkoi ministrit të jashtëm austriak 3 minuta kohë për të biseduar dhe kur it ha ne kemi naftë, biseda vazhdoi akoma dhe më shumë. Ne trashëgojmë investime sot investimet austriake që nga koha kur foli Konica. Duhet të lobojmë për investime. Duhet bërë taksë zero për investimet e huaja.

Unë e kam një sugjerim. Duhet të merren kredi zhvillimore të buta, jo më PPP-ë. Ai që ka marrë pronën ta paguajë me këste, ai që s’e ka marrë t’ia paguajë shteti. Ata që punojnë në bujqësi, mundet të mbijetojnë si në mesjetë. Të marrë fund hipokrizia.  Duhet të angazhohemi më shumë nga fonde. Po të mundohemi më shumë, mund të marrim më shumë se 2 buxhete shteti.  Kjo duhet ta ndihmojë bujqësinë. Energjitika mund të jetë sektori i dytë nisur nga burimet që kanë’’, deklaroi Grida Duma.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this: