Aktualitet

Policia rrethon zonën e “Astirit”, banorët të vendosur për të vijuar protestën

Forca të shumta policie janë vendosur pasditen e sotme tek “Unaza e re”, aty ku për mëse një viti, çdo filimmbrëmje banorët e “Astirit” mblidhen për të protestuar kundër prishjes së banesave të tyre, që preken nga zbatimi i projektit të zgjerimit të Unazës së Madhe, në segmentin nga mbikalimi te Pallati me Shigjeta deri tek “Dogana”.

Pas arrestimit të 6 personave për bllokimin e rrugës dhe pengimin e qarkullimit rrugor në protestën e para disa ditëve para Drejtorisë së Policisë, është intensifikuar prania e forcave policore që mbikqyrin protestën e përnatshme të banorëve të “Astirit”.

Mësohet se dhjetra forca policie, të rendit dhe të Ndërhyrjes së Shpejtë kanë shkuar në zonë. Nga ana tjetër, banorët të mbështetur dhe nga opozita deklarojnë se do të vijojnë protestën e tyre, duke kërkuar po ashtu lirimin e 6 protestuesve.

Ndërkohë, Partia Demokratike ka dorëzuar sot një padi kundër Policisë në Prokurori, pasi e akuzon për ushtrim dhune dhe terrori ndaj banorëve të “Astirit”.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this: