Aktualitet

Krimi që tronditi Kavajën, kushërira e Dritanit jep detaje: Marsida shkonte tek shtëpia e tij, kishin lidhje

Kushërira e parë e viktimës së ngjarjes së ndodhur në Kavajë, Dritan Haxhollit ka pranuar se mes tij dhe Marsida Qatjes ka pasur një lidhje sentimentale.

Irida Koçi në një lidhje telefonike për Report Tv është shprehur se Dritani shkonte thuajse çdo natë tek shtëpia e Marsidës.

“Më kanë thënë në afërm që kanë pasur një lidhje sentimentale. Halla ime më ka thënë që Mardisa shkonte shpesh herë tek shtëpia e tyre. I shkrova edhe Marsidës në Facebook, dhe më tha se e kam vetëm shoq. Di që kanë pasur një histori bashkë, por nuk e di sa kohë kanë që ishin lënë. Dritani jetonte me nënën e tij, por di që shkonte gati çdo natë tek Mardisa. E sigurt 1 milion përqind. I bëj apel Marsidës që të tregoj të vërtetën se nuk duam të hakmerremi. Je nënë e tre fëmijëve ashtu siç edhe jam unë,”-tha ajo.

Intervista e plotë:

Çfarë e keni Dritan Haxhollin?
Unë nuk jetoj në Shqipëri, por në Itali, por kam që dje që po ndjek lajmet dhe intervistat e vajzës që nuk e njoh dhe nuk kam asgjë kundër saj, por vura re është shumë kontradiktore.

Ju si e mësuat ngjarjen?
Më lajmëroi mamaja që jeton në Itali dhe u informova më pas përmes medias

Me kushëririn tuaj kishit kontakte?
Jo nuk kam pasur kontakte drejtpërdrejt me Dritanin prej shumë vitesh, por merrja informacione nga motra e tij dhe halla.

Po keni pasur informacione për lidhjen e tyre?
Nga informacionet që kam pasur, Marsida ishte ish-e dashura e tij.

Pra e kanë pasur një lidhje?
Po një lidhje sentimentale dhe e di informacionin nga mamja e Dritanit, që Marsida shkonte shpesh herë te shtëpia e Dritanit. Pra nuk është ashtu sikur e ka deklaruar ajo. Unë i shkrova edhe në Facebook, dhe më është përgjigjur që e kisha thjeshtë shok dhe kaq.

Prej sa kohësh ishte të lidhur dhe a vijonin të ishin bashkë?
Jo! Kohët e fundit, nuk dua të gaboj, por di që kanë pasur një histori bashkë

Me kë jetonte Dritani?
Ai jetonte me nënën e vet. Por nga ajo që unë di, ai shkonte gati cdo natë te shtëpia e këtij personi, Marsidës, kjo është e sigurt 1 milion përqind, kishin një raport sentimental bashkë dhe gjëra të tjera që nuk mund ti them në këtë momente.

Marsida përmendi një ngjarje në Greqi apo një vajzë që ka pasur probleme në Kavajë Dritani?
Jo nuk e di. Di që ka qenë dënuar në Greqi por pse nuk e di

Familjarët e Dirtanit si po e përjetojnë këtë ngjarje?
Është një ngjarje që prek këdo (qan) nuk është e drejtë të humbësh jetën në moshën 40-vjeçare, pavarësisht…

E kuptoj gjendjen tuaj emocionale, por po në lidhje me efektivin e burgjeve, ata njiheshin me Bledarin?
Jo nuk kam asnjë lloj informacioni, pasi kam vetëm informata nga familja dhe nuk kisha raport të drejtpërdrejt me Dritanin.

Cfarë mund të ketë ndodhur atë natë?
Këtë nuk e di dhe nuk mund ta imagjinoj, por mendoj se do të kenë qenë të gjithë në një status…Marsida ishte shumë kontradiktore. Marsida nëse je duke më dëgjuar tre të vërtetën, nuk duam të hakmerremi, por duam të vërtetën që të dalë. Po ta kërkoj si nënë, ti duhet të shkosh në prokurori dhe të tregosh të vërtetën. Është gjëja më e thjeshtë, pasi personi nuk mund të përgjigjet. Gjithsecili mund të japë informata edhe të rreme, pasi personi nuk jeton më.

Kjo ngjarje në Shqipëri ka marrë vëmendje të madhe, keni një apel për drejtësinë?
Unë i vetmi apel që i bëj është Marsidës, trego të vërtetën si ka rrjedhur ngjarja, e di vetëm ti, ti e di, nuk e di kë po mbron apo cfarë po mbron, dakord Marsida! Duhet të tregosh të vërtetën.

Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë në Kavajë. Një konflikt i armatosur që përfundoi me një viktimë dhe me një të plagosur. Viktima Dritan Haxholli bezdiste ish të dashurën Marsida Qatja. Kjo e fundit thirri për ndihmë të dashurin e ri Bledar Toçi. Pasi pa njerëz në shtëpi viktima hapi zjarr duke plagosur policin, ky i fundit e vrau me armën e shërbimit. Në apartamentin duplex jetonin edhe fëmijët e parukieres 30-vjeçare.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this: