Bota

Zgjedhjet e Kosovës, reagon presidenti Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vlerësuar procesin zgjedhor në Kosovë. Në një reagim në Facebook, tashmë që numërimi pothuajse ka përfunduar, Thaçi ka kërkuar që e njëjta pjekuri e treguar gjatë zgjedhjeve të tregohet edhe në formimin e qeverisë.

Presidenti i Kosovës ka preferuar të bëjë një urim të përgjithshëm për qytetarët pa përmendur subjekte politike konkrete.

“I uroj qytetarët e Republikës së Kosovës dhe partitë politike për zgjedhjet shembullore, për votimin e dinjitetshëm, të lirë dhe demokratik. Kosova dëshmoi edhe një herë pjekuri të lartë politike dhe demokratike. Tash të njëjtën pjekuri politike duhet ta tregojmë edhe në formimin e qeverisë së re, sa më parë dhe në përballje me sfidat e menjëhershme që e presin Kosovën. HTH” shkruan Thaçi. /Opinion.al

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this: