Bota

Behgjet Pacolli fotografohet pranë kriminelit serb Milan Radojçiç

Një fotografi teksa shihet ministri aktual i Jashtëm i Kosovës dhe biznesmeni Behgjet Pacolli së bashku me kriminelin serb dhe njeriun që kontrollon Veriun e Kosovës Milan Radojçiç është publikuar sot në disa media kosovare.

Gazeta Insajder ka qenë e para që ka publikuar fotografinë e Pacollit me Radojiçiçin, e cila, sipas burimeve të gazetës, është shkrepur vitin e kaluar në një jaht që është nën pronësinë e Milan Radojçiçit.

I dyshuar për veprimtari kriminale, Radojiçiç është edhe babai i gruas së Zvonko Veselinoviçit, i hetuar për një kohë të gjatë në Kosovë dhe i dënuar në Serbi.

Pas burgosjes së Veselinoviçit në Serbi, kontrollin në veri të Kosovës e ka marrë vjehrri i tij Radojiçiç.

Dyshohet se Radojiçiç është njeriu kryesor që kontrollon pakicën serbe në veri të Kosovës.

Ndër veprimtaritë e tij kriminale dyshohet për kontrabandë të naftës, drogës dhe mallrave tjera. Radojiçiç ka patur gjithashtu raste kur ka kërcënuar dhe rrahur në shumë raste policë të Kosovës.

Ai ka qenë i dënuar në vitin 2003 me vendim të formës së prerë me gjashtë muaj burgim për vjedhje të rëndë.

Prokuroria e Mitrovicës ka bërë me dije se Milan Radojiçiç posedon mbi 50 dosje kriminale.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this: