Politike

Edi Rama në OKB: Kosova e pavarur, një realitet i pakthyeshëm

Kryeministri i vendit, Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork iu drejtua me një kërkesë të qartë shtetit të Serbisë. Ai kërkoi prej saj që të njohë sa më parë pavarësinë e shtetit të Kosovës, duke i kujtuar se mëvetësia e saj, është një realitet i pakthyeshëm.

“Republika e Kosovës e ka provuar veten si partnere e besueshme në rajon. Ka ardhur koha që miqtë tanë serbë të njohin pavarësinë e Kosovës, për t’i dhënë hakun historisë. E dashur Serbi, Kosova e pavarur është tashmë një realitet. Bëni histori për veten tuaj dhe më gjerë. Është e rëndësishme që Kosovës t’i jepet mundësia të bëhet pjesë e të gjitha organizatave ndërkombëtare, siç bëhen të gjitha shtetet e globit. Unë shpresoj e besoj se Ballkani Perëndimor duhet të shkëputet nga e kaluara dhe të zhvillohet më tej”, tha ndër të tjera Rama.

Kjo deklaratë e kryeministrit, Edi Ramës u përcoll me një buzëqeshje ironike nga përfaqësuesja e Serbisë në OKB, e cila gjatë fjalës së kryeministrit shqiptar, u kap nga kamerat teksa lëshoi një buzëqeshje ironike e të shoqëruar me një lëvizje koke.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this: