Aktualitet

Tubim nga mbështetësit e opozitës iraniane, MEK në selinë e OKB në Nju-Jork

Mijëra iraniano-amerikanë u grumbulluan jashtë Kombeve të Bashkuara në New York të martën më 24 shtator, për të dënuar praninë e Presidentit të regjimit iranian në Asemblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe për t’i dhënë jehonë zërit të miliona njerëzve në Iran të cilët kërkojnë ndryshim regjimi.

Mbështetësit e grupit kryesor të opozitës iraniane, Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI, Mujahedin-e Khalq ose MEK), i bënë thirrje OKB-së dhe Shteteve Anëtare të saj që ta njohin të drejtën e lëvizjes demokratike të Rezistencës së popullit iranian për të përmbysur diktaturën teokratike dhe për të fituar lirinë.

Protestuesit thërrisnin “Poshtë Rouhani” dhe “Poshtë Khamenei,” duke iu referuar Presidentit të regjimit Hassan Rouhani dhe Liderit Suprem Ali Khamenei.

Në tubimin ‘Liri për Iranin’ folën personalitete të spikatura amerikane si ish-Kryebashkiaku i New York-ut Rudy Giuliani dhe ish-senatorët amerikanë Joe Lieberman dhe Bob Torricelli. Tubimi u organizua nga Organizata e Komuniteteve Iraniano-Amerikane (OIAC).

Udhëheqësja e opozitës iraniane Maryam Rajavi tha në një mesazh drejtuar tubimit: “Grumbullimi juaj në New York është një ‘Jo!’ kumbuese ndaj politikës së paqësimit, ndaj politikës së blerjes së mundësive për një regjim në prag të vdekjes, dhe ndaj politikës së mos-veprimit ndaj një regjimi që e ruan pushtetin e tij me anë të luftënxitjes, terrorizmit dhe shtypjes.”

“Grumbullimi juaj i thotë ‘Jo’ vazhdimit të sundimit nga një bandë pushtuesish e kriminelësh në Iran. Dhe i thotë ‘Po’ përmbysjes së këtij regjimi nga populli i Iranit dhe Rezistenca Iraniane,” shtoi Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI).

Znj. Rajavi tha gjithashtu: “Pas sulmit të fundit të regjimit klerikal nga brenda Iranit kundër objekteve të naftës në Arabinë Saudite, pyetja e vërtetë për botën nuk është më se kush e ka kryer sulmin, por duhet ndërmarrë një politikë vendosmërie dhe rreptësie kundër këtij regjimi.”

Politika e paqësimit ndaj regjimit të Iranit ka shkaktuar katastrofa, dhe ka vetëm një mënyrë për ta zhbërë dëmin dhe ajo është qëndrimi në anën e popullit të Iranit i cili është ngritur për ta çrrënjosur bankierin qendror të terrorizmit, tha ajo.

“Regjimi në Iran as nuk është i aftë të reformohet dhe as nuk mund ta ndryshojë sjelljen e tij; ai nuk do t’i braktisë kurrë armët e shkatërrimit masiv, abuzimet me të drejtat e njeriut, dhe promovimin e fondamentalizmit e terrorizmit; ai trimërohet nga paqësimi dhe kupton vetëm rreptësinë dhe forcën,” shtoi znj. Rajavi.

“Regjimi i mullahëve është i dobët dhe në një rrugë qorre. Aventurizmi dhe veprat e tij të liga në rajon janë zgjeruar vetëm sepse asnjë palë tjetër nuk është ngritur kundër tij. Në të njëjtën kohë, populli i Iranit është viktima kryesore e regjimit.”

Maryam Rajavi përmblodhi kërkesat e popullit iranian nga komuniteti ndërkombëtar:

  • “Këshilli i Sigurisë i OKB-së duhet ta deklarojë regjimin klerikal një kërcënim ndaj paqes dhe sigurisë globale. Gjithashtu, dosja e shkeljeve të të drejtave njerëzore nga regjimi, veçanërisht masakra e 30,000 të burgosurve politikë në 1988-ën, duhet t’i referohet një gjyqi ndërkombëtar.”
  • “Përjashtimi i regjimit klerikal nga pjesa tjetër e rajonit dhe dëbimi i IRGC-së e militantëve proksi nga Iraku, Siria, Jemeni, Libani dhe Afganistani është një nevojë urgjente.”
  • “I nxisim të gjitha shtetet t’i bashkohen frontit ndërkombeëtar kundër fashizmit fetar.”
  • “Komuniteti ndërkombëtar duhet ta njohë të drejtën e Rezistencës së popullit iranian për të përmbysur fashizmin fetar dhe për të fituar lirinë.”

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this: