Bota

Vizitova Ashraf 3 në Shqipëri, shtëpinë e mijëra anëtarëve të opozitës kryesore iraniane (MEK)

Regjimi iranian ia ka mohuar të drejtat njerëzore bazë popullit të Iranit, sidomos grave, pohon aktivistja e të drejtave njerëzore Maria Ryan në The Hill.

“Për 40 vite, lëvizja pro-demokratike e Iranit ka mbetur aktive, pavarësisht kundërsulmeve të dendura e shpesh të rënda nga regjimi. Komuniteti ndërkombëtar ka parë shenja të potencialit të kësaj lëvizjeje në momente të ndryshme historike, si në protestat e 2009-ës dhe në kryengritjen mbarëkombëtare që u përhap në çdo qytet madhor të Iranit në fillim të 2018-ës,” shkruan Dr. Ryan më 12 shtator 2019.

Nuk është rastësi që gratë iraniane kanë luajtur një rol të veçantë në këto kryengritje, vë në dukje ajo. “Tehu i mprehtë i represionit të mullahëve i ka marrë në shënjestër shumë prej tyre me ligje represive e misogjiniste dhe ekzekutim.”

Vetëm një javë më parë një fanse femër futbolli vdiq pasi policia e arrestoi teksa po futej në stadiumin kryesor të Teheranit e veshur si burrë; gratë nuk lejohen të hyjnë në stadiume gjatë ngjarjeve sportive të meshkujve. Sipas raporteve, 29-vjeçarja i kishte dëgjuar zyrtarët në gjykatë teksa diskutonin dënimin e saj të ardhshëm me burg — dhe i vuri flakën vetes e vdiq nga plagët.

“Në korrik pata rastin të shkoja në Shqipëri — së bashku me 350 personalitete politike nga 47 vende, të cilët përfshinin një gamë të gjerë përkatësish politike — si një folëse e sponsorizuar për konferencën e përvitshme të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI). Atje vizituam Ashraf 3, shtëpinë e re të mijëra anëtarëve të lëvizjes kryesore opozitare të Iranit, Mujahedin-e Khalq (MEK).”

“Konferenca në të cilën unë fola titullohej ‘Gratë në Rezistencën Iraniane: Kundërshtojnë Regjimin Misogjinist, Paguajnë Çmimin e Lirisë.'”

“U takova me shumë gra të guximshme të cilat i kanë mbijetuar shtypjes brutale të mullahëve. Shumë prej tyre thanë se kishin vuajtur në dhoma torture për vite të tëra. Ato i ndanë me mua historitë e tyre, vuajtjet personale dhe humbjen e të afërmve. Ato më shpjeguan se, ndërkohë që jetonin në Iran, nuk kishin mundur t’i zgjidhnin vetë veshjet apo profesionet e tyre; një vajzë mund të martohej që në moshën nëntë vjeçare, thoshin ato, dhe një burrë mund të kishte disa gra.”

Dr. Ryan thotë se gratë me të cilat ajo ka folur ishin detyruar të largoheshin nga Irani dhe u ishte premtuar siguria në kampet brenda Irakut, por atje ishin sulmuar me bomba e predha. Disa prej tyre i kanë thënë se kanë humbur shumë shoqe në këto sulme.

“Filmova një intervistë me katër prej këtyre grave. Njëra nga gratë tha se kishte hyrë në burg në moshën gjashtë vjeçare për shkak se prindërit e saj ishin burgosur pasi kishin mbështetur rezistencën.”

“Një grua tjetër me origjinë iraniane tregoi historinë se si kishte humbur shoqen e saj të ngushtë nga një sulm brutal në një kamp në Irak. Edhe ajo i është bashkuar rezistencës ndaj regjimit. Ajo është rritur në Tampa, Florida, kështu që e di mirë se çfarë janë demokracia dhe liria — dhe ajo do që këto parime t’i gëzojë edhe populli i Iranit,” shkruan Dr. Ryan.

“Kushtet e jetës së përditshme për shumë iranianë janë bërë kaq të vështira e demoralizuese saqë një numër gjithnjë e më i madh njerëzish atje u nënshtrohen problemeve të varësisë, sipas Kombeve të Bashkuara e burimeve të tjera. Në fakt, raportohet që Garda Revolucionare po ndihmon në tregtinë e heroinës — pavarësisht politikave të ashpra që Irani pretendon se ndërmerr kundër trafikimit dhe përdorimit të drogës. Kritikë të tjerë të regjimit kanë raportuar histori të pakonfirmuara për iranianë të dëshpëruar që shesin veshkat, sytë apo edhe fëmijë të palindur për të mbijetuar.”

“Pavarësisht të gjitha këtyre, gratë që takova më frymëzuan me vendosmërinë e tyre, besnikërinë, patriotizmin dhe besimin në idealet e tyre. Përkushtimi ndaj njëra-tjetrës ishte mbresëlënës, ashtu si edhe miqësia midis tyre.”

“NCRI dhe anëtarët e saj të shumtë kërkojnë liritë bazë që amerikanët i gëzojnë çdo ditë. Ata po përgatiten të bëhen një qeveri e përkohshme nëse populli i Iranit e përmbys regjimin aktual. NRCI ka mbi 20 këshille që përgatiten të krijojnë një qeveri të re në Iran dhe është betuar se, brenda gjashtë muajve që nga marrja e kontrollit, do të zhvillojë zgjedhje të lira sepse do që Irani të sundohet nga një qeveri e zgjedhur nga populli.”

“Pavarësisht nëse e beson apo jo që ndryshimi i regjimit në Iran do të vijë vërtet së shpejti, jam absolutisht e bindur që, me gra të tilla në radhët e rezistencës, ndryshimi do të vijë në Iran,” thotë Dr. Ryan.

Dr. Maria Ryan është shefja ekzekutive e Cottage Hospital në Woodsville, N.H., SHBA, si dhe është një mbrojtëse e të drejtave të grave dhe e të drejtave njerëzore. Ajo ishte në Shqipëri korrikun e shkuar ku mori pjesë në Konferencën e Grave që u mbajt në Ashraf -Manzë, ku banojnë 3000 Muxhahedinë iranianë.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this: