Politike

Kryetari aktual kallëzon penalisht ish-kryetaren e Bashkisë së Përrenjasit

Ish-kryetarja e Bashkisë së Përrenjasit është kallëzuar penalisht për shpërdorim detyre.

Miranda Rira, e cila ishte në krye të Bashkisë së Përrenjasit si përfaqësuese e LSI-së është kallëzuar në prokurori nga kreu aktual, Nuri Belba.

Ajo akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me tenderimin e ndërtimit të fushës së re të sportit në qytetin e Përrenjasit.

Unë, Nuri Belba në cilësinë e kryetarit të Bashkisë Prrenjas bazuar në nenin 248 të Kodit Penal, parashtroj këtë kallëzim penal për ish-kryetaren e Bashkisë Prrenjas znj. Miranda Rira, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, duke parashtruar rrethanat e fakteve konkrete ku bazohet kallëzimi si dhe dispozitat ligjore penale të cënuara”, thuhet mes të tjerash në dokument.

Kallëzimi është protokolluar më datë 10 shtator dhe është kallëzimi i parë i bërë nga një prej kryetarëve të bashkive të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit ndaj paraardhësit të tij.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this: