Aktualitet

Video/ Ushtarët e Zvicrës me prejardhje shqiptare këndojnë këngën “Xhamadani vija vija…”

Pas “skandalit” me Flamurin Shqiptar në ambient publik dhe atij me vënien e simboleve Kombëtare shqiptare në uniformat e tyre zvicerane, të rinjtë me prejardhje shqiptare që shërbejnë në ushtrinë e Zvicrës u bënë edhe njëherë temë debati. Në një video që po qarkullon në Tiktok, një grup i tyre në një makinë këndojnë me shumë pasion këngën “Xhamadani vija vija”, e cila, sipas “20minuten” është “himni jozyrtar i Shqipërisë së madhe”.

Gazeta në fjalë shkruan se ndjekësit tjerë të kësaj platforme në internet nuk tregojnë mirëkuptim që ushtarët “secondos” në uniformën zvicerane të këndojnë këngë “shqiptaromëdha”, madje aty dëgjohen edhe thirrje për dëbim (të të huajve).

Ndërsa secondot reagojnë me humor: “Më vjen pak keq për Zvicrën. Të huajt e kanë marrë përpara, askush nuk mund të na ndalë”. I pyetur rreth këtij rasti,  zëdhënësi i Ushtrisë Zvicerane, Daniel Rist thotë të mos ketë dijeni rreth rastit konkret. Por megjithatë ai thotë se nuk sheh ndonjë problem këtu. “Në këtë mënyrë joformale dhe në automobil të mbyllur, kjo nuk na pengon”.

“Në sistemin që e ka Zvicra, të shërbimit ushtarak të përgjithshëm (Milizsystem), edhe njerëzit me dy shtetësi kryejnë këtë shërbim. Është e qartë se këta sjellin me vete në ushtri edhe sfondin e tyre kulturor”, thotë Tibor Szvircsev Tresch, sociolog ushtarak nga Akademia Ushtarake në Universitetin ETH të Cyrihut. Te këta pjesëtarë të ushtrisë rrahin në njëfarë mase dy zemra në një gjoks”.

Është e mundur që kjo video të ketë dalë si rezultat i dinamikës grupore. Megjithatë Tresch e konsideron si “jo të bukur” aksionin. “Populli pret neutralitet nga ushtria”. Ai e sheh këtu edhe një problem: “Me aksione të tilla do të ndihen të provokuara pakicat tjera brenda ushtrisë, në këtë rast për shembull serbët, gjë që mund të çojë në konflikte”.

Sipas Tresch, sikur kënga të këndohej në ambient publik, ajo mund të kishte eventualisht edhe pasoja disiplinore për ushtarët në fjalë. Sikur në rastin e pranverës së vitit 2015 kur ushtarët kishin pozuar në mjete të transportit publik me flamurin shqiptar

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.