Politike

13 tetori/ A do të arrijë opozita një qendrim të unifikuar për “zgjedhjet e lira dhe të ndershme”?

Vendimi i presidentit të Republikës, Ilir Meta, për çdekretimin e 30 qershorit si datë të paracaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, është përshëndetur nga krerët e forcave politike që përbëjnë opozitën e bashkuar joparlamentare, që kur u komunikua prej tij në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat.

Ndërsa, dekreti i mëpasshëm i kreut të shtetit, sipas të cilit 13 tetori përcaktohet si datë kushtetuese për zhvillimin e lokaleve, nuk është pritur prej tyre me një reagim pajtues unitar. Kështu, Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Republikane dhe Partia Agrare Ambientalistem dorëzuan me 5 gusht në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet e 13 tetorit, ndërkohë që në kahun tjetër, nuk vepruan në mënyrë të njëjtë Basha me aleatët e tjerë.

Arsyeja e mosregjistrimit është e vetëkuptueshme, por edhe e artikuluar nga eksponentët e opozitës që e ka braktisur prej shkurit të këtij viti jetën parlamentare, pas dijegies së mandateve. Kështu, sipas kreut të Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, opozita nuk mund te shkonte në zgjedhjet e 13 tetorit të dekretuara nga Meta, për shkak se beteja e saj nuk ishte për të fituar disa muaj kohë, por për të larguar kryeminsitrin Edi Rama nga pushteti me zgjedhje të lira e të ndershme.

Në këtë mënyrë, shton Shehi, kjo datë nuk i përmbushte kërkesat e opozitës. I njëjti shpjegim është dhënë edhe nga lideri i opozitës Lulzim Basha, i cili ka përsëritur se largimi i Ramës dhe krijimi i një qeverie tranzitore, që do të mundësonte mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, janë kushte të panegociueshme për pjesëmarrjen e opozitës në garat elektorale.

Megjithatë, me nisjen e sezonit të ri parlamentar, kryedemokrati ka patur ditën e sotme një takim me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhit, ndërkohë që pritet që ditën e nesërme të takojë aleatët e PD-së: Agron Dukën e Partisë Agrare Ambientaliste (PAA), Vangjel Dulen e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ)-së, Dashamir Shehun e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Nard Ndokën e Partisë Demokristiane (PDK) dhe Fatmir Mediun e Partisë Republikane (PR).

Në fokus të këtyre takimeve do të jenë diskutimet mbi ecurinë e aksionit të përbashkët, mundësia e pajtimit të qendrimeve dhe rrugëdaljet nga kriza institucionale që ka përfshirë prej kohësh vendin.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this: