Sociale

Shifrat e AMF/ Dëmet e paguara në tregun e sigurimeve, rriten me 12% në krahasim me vjet

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar – korrik   kapën vlerën mbi 9,790 milionë lekë, ose 3.88% më shumë se në periudhën janar – korrik   2018. Gjatë periudhës janar – korrik 2019, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 726,460 me një rritje 4.22% krahasuar me periudhën janar – korrik   2018. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.23 % të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë përkatësisht sigurimet e Jetës me 7.37% dhe veprimtarinë e risigurimit me 0.40%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 38.79% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 61.21% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar – korrik 2019, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 3,438 milionë lekë, ose 11.94% më shumë se në periudhën janar – korrik   2018.

Struktura e tregut të sigurimeve, janar- korrik 2019

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar – korrik 2019 arritën rreth 5,993 milionë lekë, ose 5.29% më shumë se në periudhën janar – korrik   2018.

Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar – korrik , pati një rritje prej 5.12% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 5.73% krahasuar me periudhën janar – korrik   2018.

Produkti Karton Jeshil në periudhën janar – korrik  pati një rritje prej 9.85% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje e numrit të kontratave prej 34.34% krahasuar me periudhën janar – korrik   2018.

Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën janar – qershor, pati një ulje 9.98% të volumit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar – korrik   2018. Numri i kontratave gjithashtu u ul me 8.70%.

Sigurimi Vullnetar
Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar – korrik  2019 arritën rreth 3,798 milionë lekë, 1.73% më shumë se në periudhën janar – korrik   2018. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u ul me 2.29% krahasuar me periudhën janar – qershor 2018.

Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës gjatë periudhës janar – korrik  2019, patën ulje me 0.24% kundrejt periudhës janar – korrik   2018.

Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive të cilat gjatë periudhës janar – korrik   2019 siguruan mbi 1,437 milionë lekë të ardhura në total. Vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë me rreth 71.31%, të pasuara nga sigurimi i përgjegjësi të përgjithshme civile me 17.82% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë periudhës janar – korrik   2019, vihet re një ulje prej 24.43% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 6.18% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar – korrik   2018.
Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit, gjatë periudhës janar – korrik   2019, arritën në rreth 806 milionë lekë, duke shënuar rritje prej 4.5% në krahasim me periudhën janar – korrik   2018.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar – qershor 2019, arritën rreth 722 milionë lekë, ose 8.67% më shumë se në periudhën janar – qershor 2018.

*[1]Dëmet e Paguara Bruto
Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar – korrik  2019 u rriten me 11.94% krahasuar me periudhën janar – korrik   2018. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 1,960 milionë lekë, apo 56.98 % të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.

Lloji i sigurimit Vlerat (në 000 lekë) Ndryshimi
(në %)
janar – korrik  2018 2019 19/`18-1
 Dëmi mesatar
MTPL e brendshme  210  211 0.56
Karton Jeshil  538  530 (1.40)
Kasko  115  97 (15.24)

Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për periudhën janar – korrik  2019, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.