Aktualitet

Dënimi i pretenduar në Greqi, Kajmaku depoziton gjurmët e gishtave në Prokurori

Prokuroria e Përgjithshme ka marrë në dorëzim gjurmët e gishtave të kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmakut, pas kërkesës së Partisë Demokratike për verifikimin e figurës së tij,  për arsye se dyshohet të ketë “llogari të hapura” me drejtësinë greke.

Njësoj si në rastin e kryebashkiakut të zgjedhur të dorëhequr të Shkodrës, Valdrin Pjetri, PD-ja i është referuar të dhënave të sistemit TIMS, nëpërmjet të cilave, sipas selisë blu rezulton se Kajmaku nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Greqisë.

Në Formularin e Vetëdeklarimit shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toro ka deklarur se ka jetuar për 5 vite në Greqi. Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS rezulton se shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toro nga periudha 2004 – 2016 nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Greqisë, çka përbën një indicie për saktësinë e të dhënave të bëra publike më parë.”- argumenton PD në kërkesën adresuar Prokurorisë, të shoqëruar nga 500 firma qytetarësh.

Në këto kushte, sipas PD-së, Kajmaku duke qenë subjekt i Ligjit të Dekriminalizimit, nuk mund të ushtrojë funksione publike. Ndërkohë, përkundër pretendimit të ngritur nga selia blu, Kajmaku ka deklaruar për mediat se nuk është dënuar dhe as është dëbuar ndonjëherë nga shteti grek dhe sipas tij, këto akuza kanë sfond politik. Kajmaku është shprehur se emrin e ka ndryshuar si “një pjesë e mirë e shqiptarëve”, për t’iu dhënë mundësia e qendrimit në shtetin fqinj.

Pak ditë më parë, selia blu ka publikuar “dokumentin autentik” të Gjykatës së Janinës, sipas të cilës kandidati i Partisë Socialiste dalë nga zgjedhjet vendore monopartiake të 30 qershorit, është arrestuar në territorin grek në vitin 2003 për veprën penale “për përdorim dhe shpërndarje kartëmonedhash të falsfikuara”, për të cilën parashikohen më së paku 10 vjet burg.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.