Bota

Shtim i arrestimeve dhe thirrjeve në kohën para konferencës së muxhahedinëve iranianë që u zhvillua në Ashraf 3

Një rritje e numrit të arrestimeve e thirrjeve ndodhi pikërisht para konferencës së madhe pesë-ditore Free Iran që u zhvillua në Ashraf 3, ku banojnë aktualisht Muxhahedinët Iranianë, pranë Manzës në Shqipëri.

Bashkëshortja e një të burgosuri politik iranian është arrestuar nga forcat e sigurisë dhe është dërguar në një vend të panjohur.

Më 23 korrik, agjentë nga Ministria e Inteligjencës (MOIS) e Iranit mësynë shtëpinë e të burgosurit politik Abolghassem Fouladvand, edhe pse nuk kishin një urdhër arresti apo arsye të drejtë, dhe arrestuan gruan e tij Zahra Akbari-Nejad Dorcheh.

Dy ditë më vonë, Akbari-Nejad Dorcheh u lejua t’u bënte një telefonatë të shkurtër e të kontrolluar familjarëve të saj, gjatë së cilës thoshte se po e mbanin në Godinën 4 të burgut Evin.

Akbari-Nejad Dorcheh, 49, vuan nga një numër sëmundjesh, përfshirë sëmundjen e zemrës, dhe po merr aktualisht trajtim për konvulsione, kështu që familja e saj kërkon dëshpërimisht që ajo të kthehet, në mënyrë që të sigurohen për gjendjen e saj shëndetësore.

Fouladvand, mbështetës i Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI), e njohur edhe si Mujahedin-e Khalq (MEK), ka qenë në burg që në vitin 2013 dhe po mbahet aktualisht në burgun e Gohardasht, i njohur edhe si Burgu Rajai Shahr, në Karaj, ku mbahet në kushte çnjerëzore dhe nuk ka as lehtësirat bazë.

Në mars, Monitoruesi i të Drejtave Njerëzore në Iran raportoi se kujdestari i burgut Rajai Shahr kishte refuzuar të autorizonte një transferim në spital për Fouladvand, i cili kishte pësuar një infarkt zemre. Kujdesi që i nevojitet nuk disponohet në burg dhe doktorët kanë rekomanduar që të transferohet tek Qendra e Zemrës e Teheranit për trajtim të menjëhershëm. Irani shpesh përdor mohimin e trajtimit mjekësor si formë torture.

Gjatë muajit të shkuar, shumë familjarë të të burgosurve aktualë e të mëparshëm në Teheran e në qytete të ndryshme të vendit janë arrestuar apo thirrur nga forcat e sigurisë të regjimit të mullahëve dhe janë burgosur në Godinën 4 të burgut Evin. Këtu përfshihen ish e burgosura politike Sedigheh Moradi, 57, dhe i shoqi, si dhe aktivistja e të drejtave civile Marzieh Amiri, e cila vuan nga epilepsia. Kjo përfshin gjithashtu edhe shumë familjarë të anëtarëve apo mbështetësve të MEK-ut në Teheran.

Amiri ishte njëra nga më shumë se një duzinë aktivistë të punës që u arrestuan gjatë demonstratës së tyre protestuese në Teheran më 1 maj, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve. Ajo mbahet aktualisht në burgun Evin dhe shumë njerëz bëjnë thirrje për lirimin e saj në mënyrë që të mund të marrë trajtimin e duhur në një qendër mjekësore.

Avokati i Amiri-t ka thënë: “Arrestimi i saj nuk korrespondon me përmbajtjen e çështjes.”

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this: