Bota

SHBA vë sanksione mbi ministrin e Jashtëm të regjimit iranian, Javad Zarif

Shtetet e Bashkuara të mërkurën vunë sanksione mbi Ministrin e Jashtëm të regjimit iranian, Mohammad Javad Zarif.

“Javad Zarif implementon agjendën e pakujdesshme të Udhëheqësit Suprem të Iranit, dhe është zëdhënësi kryesor i regjimit përpara botës. Shtetet e Bashkuara po i përçojnë një mesazh të qartë regjimit iranian se sjellja e tij kohët e fundit është krejtësisht e papranueshme,” tha në një deklaratë Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin.

Mnuchin tha se Zarif përdor mediat sociale për të përhapur “propagandën dhe keqinformimin” iranian ndërkohë që regjimi nuk i lejon qytetarët e tij t’i përdorin vetë këto media.

Mohammad Mohaddessin, kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), tha në Twitter të mërkurën: Roli i Zarif-it dhe ministrisë së tij është të justifikojë shtypjen, eksportin e terrorizmit dhe luftënxitjen. Ai krenohet se është mik i Qassem Soleimani, Bashar Al-Assad dhe Hassan Nasrollah. Ministria e tij së bashku me zyrën e Khamenei-t, Hassan Rouhani-n & Ministrinë e Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) së regjimit iranian duhet të përfshihen në listën e terroristëve.

Roli i Zarif & ministrisë së tij është të justifikojë shtypjen, eksportin e terrorizmit & luftënxitjen. Ai krenohet se është mik i Ghassem Soleimani, Bashar Assad & Hassan Nasrollah. Ministria e tij së bashku me zyrën e Khamenei-t, Rouhani-n & MOIS duhet të përfshihen në listën e terroristëve. 

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha në Twitter: Së fundmi, Presidenti Donald Trump sanksionoi Liderin Suprem të Iranit, i cili ka pasuruar veten në kurriz të popullit iranian. Sot, SHBA etiketoi apologjetin kryesor të tij, Javad Zarif. Ai është po aq bashkëfajtor në sjelljen e paligjshme të regjimit, sa edhe pjesa tjetër e mafias së Khamenei-t.

Më poshtë vijon teksti i plotë i deklaratës së Departamentit amerikan të Thesarit:

https://home.treasury.gov/news/press-releases/sm749

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.