Politike

Parlamenti italian hedh hapin e radhës, inicion rezolutën për hapjen e negociatave më Shqipërinë

Parlamenti Italian ka iniciuar pak ditë më parë një rezolutë e cila është pro çeljes së negociatave të Shqipërisë me BE-në. Me vlerësimet më të larta, Gramoz Ruçin ka falenderuar homologun e tij Italian Roberto Fico, duke e konsideruar Italinë një fqinj të çmuar  dhe partner i fuqishëm.

Ruçi tha se mbetet i bindur për mbështetjen e Italisë për hapjen e negociatave në Tetor.

Mirënjohje për Rezolutën në mbështetje të negociatave. Italia, fqinj i çmuar dhe partner i fuqishëm. Të bindur për mbështetjen e Italisë në KE në tetor”, ka thënë mes të tjerash Ruçi.

Letra e plotë:

Parlamenti italian, Rezolutë në mbështetje të çeljes së negociatave më Shqipërinë

Kryetari i Kuvendit Ruçi falenderon Presidentin e Parlamentit Fico

Më 19 korrik Komisioni i Punëve të Jashtme dhe Komunitare të Dhomës së Deputetëve të Parlamentit Italian miratoi një Rezolutë në mbështetje të procesve integruese të Shqipërisë dhe çeljes sa më shpejt të negociatave. Me këtë rast, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi, i ka dërguar një letër falenderimi Presidentit të Dhomës së Deputetëve, z. Roberto Fico, dhe Komisionit të Punëve të Jashtme dhe Komunitare të Dhomës së Deputetëve. Dëshiroj tJu falenderoj për Rezolutën “Mbi integrimin e Ballkanit Perëndimor në institucionet euroatlantike”, miratuar njëzëri nga Komisioni i Punëve të Jashtme dhe Komunitare të Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Republikës Italiane në datën 19 korrik. Në Rezolutë vlerësohen reformat e ndërmarra nga Shqipëria në kuadrin e përgatitjeve për çeljen e negociatave dhe i rekomandohet qeverisë italiane të mbështesë në mënyrë aktive dhe të fuqizojë rolin e vet si një partner i vëmendshëm në mbrojtje të integrimit euroatlantik të vendeve të rajonit si edhe të paqes e stabilitetit të Europës dhe Mesdheut. Me këtë rast, dëshiroj të përsëris mirënjohjen time dhe të Kuvendit të Shqipërisë për kontributin që Italia, fqinji dhe partneri ynë i fuqishëm, ka dhënë dhe po jep për integrimin euroatlantik të Shqipërisë dhe të shpreh bindjen në qëndrimin e vendosur të qeverisë italiane në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Europian për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Gjithashtu, përfitoj nga ky rast për të përsëritur ftesën time për një vizitë zyrtare të Shkëlqesisë Suaj në Shqipëri, në një kohë sa më të afërt dhe në përputhje me agjendën Tuaj.” shkruhet në letrën e falenderimit të Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi, drejtuar Presidentit të Dhomës së Deputetëve, z. Roberto Fico, dhe Komisionit të Punëve të Jashtme dhe Komunitare të Parlamentit Italian.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.