Showbizz

Bleona pjesë e filmit ‘Falco’, artistja shqiptare shpreh gjithë vlerësimin për Bes Kallakun

Një muaj më parë Bes Kallaku pohoi publikisht se shumë shpejt do të publikojë një projekt të tijin filmik, të cilit i është dedikuar dy vite me radhë. Filmi “Falco” do të ketë në qendër personazhin e mirënjohur të “Skifterit”, me të cilin Besi identifikohet prej vitesh tashmë. Ky film do të jetë i zhanrit komedi dhe në të do të luajnë disa nga aktorët më të njohur në vend, si dhe artistja Bleona Qereti. Nuk dihet se çfarë roli do të ketë Bleona në këtë film, por me siguri do të zërë një vend të rëndësishëm. Pavarësisht se Qereti ka pasur fatin të luajë edhe përkrah yjeve të ‘Hollywood-it’ duket se këtë projekt filmik ajo e ka shijuar vërtetë shumë. Bleona ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi me gjithë stafin dhe përkrah saj ka shkruar: “Faleminderit Bes Kallaku që më bëre të njoh një dimension komplet tjetër tëndin si artist. Një skenar i jashtëzakonshëm të cilit nuk mund t’i thosha “JO!”. “Falco” – një pasqyrim i frikshëm i realitetit shqiptar, po sigurisht i servirur me nota të larta humoristike në versionin komedi për publikun. Faleminderit të gjithë stafit të mrekullueshëm të “Falco” për këtë eksperiencë kaq të bukur. Ju dua Bleona”.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.