Aktualitet

Politikanë botërorë takohen me muxhahedinët në Shqipëri. Rajavi: Të përmbysim diktaturën fetare

Të shtunën më 13 korrik 2019 në Ashraf 3, ku banon grupi kryesor opozitar iranian, Muxhahedinët (MEK), në Shqipëri, u mbajt një konferencë e madhe ndërkombëtare mbi Iranin.

Për herë të parë, qindra personalitete nga të dy krahët e politikës dhe nga të dy anët e Atlantikut si dhe nga Lindja e Mesme qenë të pranishëm mes mijëra anëtarëve të MEK, të cilët u zhvendosën në Shqipëri nga Iraku në vitin 2016. Mes folësve në këtë event ishin avokati personal i Presidentit amerikan Donald Trump, Rudy Giuliani, Senatori Joseph Lieberman, ish Sekretari i Sigurisë Kombëtare Tom Ridge, anëtarë aktualë dhe të mëparshëm të Kongresit, ligjvënës europianë, ish-komandantë të ushtrisë amerikane, si dhe ish-kryeministra e ministra nga i gjithë globi.

Kjo konferencë ndërkombëtare shpalosi forcën gjithnjë në rritje të MEK dhe pozicionin e saj si alternativa demokratike e regjimit iranian.

Folësja kryesore në këtë event ishte Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), znj. Maryam Rajavi. NCRI është një koalicion demokratik grupesh e personalitetesh opozitare, që përfshin MEK-un si grupin kryesor të tij.

thumbnail_DSC02600

Znj. Rajavi tha se fashizmi fetar që sundon Iranin ka arritur fundin dhe po i afrohet përmbysjes. Regjimi nuk e ka aftësinë për të negociuar, për ta braktisur terrorizmin dhe ndërhyrjet e tij në rajon, apo për të manovruar politikisht siç bënte gjatë periudhës së paqësimit.

Ajo shtoi se, ndërkombëtarisht, regjimi po “i var shpresat tek mos-veprimi dhe toleranca nga ana e komunitetit ndërkombëtar. Llogaritjet [e mullahëve] janë se operacionet terroriste dhe nxitja e konflikteve në vendet e rajonit nuk do t’u kushtojnë shumë, të paktën deri në zgjedhjet presidenciale të radhës në SHBA.

“Zgjidhja e pamohueshme është përmbysja e diktaturës fetare në tërësinë e saj nga populli i Iranit dhe Rezistenca e tij,” shtoi znj. Rajavi.

Kryebashkiaku Giuliani i quajti Muxhahedinët iranianë si luftëtarë të lirisë dhe tha: “kur të shkruhet historia, do të thuhet se ju jeni luftëtarët e lirisë që do ta udhëhiqni popullin tuaj drejt lirisë.”

“Ta bëjmë të qartë: ekziston një alternativë ndaj këtij regjimi të tmerrshëm terrori. Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit, i udhëhequr nga presidentja e zgjedhur Madamë Rajavi; një koalicion organizatash rezistence, i respektuar në mbarë botën” shtoi Giuliani.

Senatori Lieberman vlerësoi Muxhahedinët për ndërtimin e Ashraf 3 në një kohë kaq të shkurtër dhe tha: “Ashraf 3 është dëshmia më e mirë e faktit që ju jeni alternativa ndaj këtij regjimi.”

“Nuk është vetëm fakti që ju përfaqësoni një alternativë ndaj ajatollahëve në Iran sot. Ju përfaqësoni alternativën e duhur. Dhe ajo nis si çdo lëvizje; një lëvizje ka nevojë për një udhëheqës të fortë, me parime dhe bashkëpunues, dhe pikërisht këtë e keni, falë Zotit, tek znj. Maryam Rajavi.” shtoi Lieberman.

Qindra personalitete dhe politikanë shqiptarë morën pjesë në konferencë. Pandeli Majko, ministri shqiptar i diasporës, tha: “Politikanët në Shqipëri kanë patur debate të forta por nuk ka asnjë debat për sa i përket qëndrimit tuaj këtu sepse ju jeni në fatin e Shqipëtarëve dhe kjo është kultura jonë.”

majko Untitled

Majko i bëri thirrje regjimit iranian dhe tha “Nëse duan t’ju prekin, ata duhet ta dinë se nëse ngrihet çështja, Ambasadori i Iranit dhe zëvendësi do të dëbohen.”

Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane, tha: “Dua t’i falenderoj MEK-ët që i kanë sjellë gjithë këta miq në Shqipëri. Ndryshimi në Iran ka shumë kohë që nevojitet… Plani me 10 pika i Madamë Rajavi-t është për demokraci dhe liri për Iranin. Ju mbështesim të gjithë bashkë për lirinë e Iranit.”

Folës të tjerë që spikatën në këtë event ishin Kongresisti Lance Gooden (R-TX), ish-Kongresisti Ted Poe (R-TX), ish-Kongresisti Dana Rohrabacher (R-CA), ish-drejtori i FBI-së Louis Freeh, ish Shefi i Shtabit të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara George Casey, ish Komandanti i Korpusit Detar James Conway, ish ambasadori amerikan në Marok & Këshilltari për Lindjen e Mesme në Shtëpinë e Bardhë Marc Ginsberg, ish kryeministri kanadez Stephen Harper, ish ministri i jashtëm kanadez John Baird, ish ministri i jashtëm francez Bernard Koushner, ish kandidantja presidenciale panameze Ingrid Betncourt.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.