Politike

Policia do nxjerrë nga zyrat kryebashkiakët e djathtë? Flet Taulant Balla

Krerët e bashkive të djathta u shprehën ditën e djeshme pas takimit me kreun e PD, Lulzim Basha, se nuk do i lirojnë zyrat e tyre për kryetarët e rinj që dolën nga zgjedhjet e 30 qershorit.

Lidhur me këto deklarata ka folur, kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili u shpreh se krerët e bashkive të djathta do i lirojnë zyrat tyre deri më datë  10 gusht.

Balla e argumentoi deklaratën e tij duke thënë se krerëve të bashkive të djathta u mbaron mandati më 10 gusht dhe për këtë arsye duhet tu lihet vendi kyebashkiakëve të cilët dolën nga zgjedhjet e 30 qershorit.

I pyetur nëse policia do të nxjerrë me forcë nga zyrat, Balla ka thënë; “unë ju sugjeroj të mblidhen në SHQUP dhe t’iu japë Luli nga një zyrë”.

Kryebashkiakët e PD kanë thënë se nuk do të lirojnë zyrat e tyre, si do shkojë kjo punë, do i nxjerrë policia?

Ka një afat kushtetues të mandatit të kryebashkiakëve. Për ata që nuk janë zgjedhur afati përfundon më 10 gusht. Asnjëri prej tyre nuk qëndron, këto vetëdeklarimet janë pjesë e sjelljes gaztoreske që ka bashkuar SHQUP-in e LSI. Procesi është shumë i qartë dhe besoj brenda dy javëve të ardhshme marrin detyrën kryebashkiakët e rinj. Të gjithë kryetarët që nuk janë rizgjedhur kanë mbaruar mandatin e tyre, ndaj dhe nuk mund të qëndrojnë asnjë ditë dhe nuk mund të japin asnjë shërbim. Unë ju sugjeroj të mblidhen në SHQUP dhe t’iu japë Luli nga një zyrë. Në Shkodër apo në Kamëz kryetarët e rinj duhet të fillojnë menjëherë, për të çliruar ato bashki nga pengmarrja politike shumëvjeçare dhe për ta vënë atë në krye të punëve dhe shërbim të njerëzve. Qytetarët zgjodhën më 30 qershor, pjesëmarrjen nuk e shoh të ulët. Basha, Berisha, Kryemadhi e Meta u përpoqën të kërcënonin e intimidonin çdo qytetar shqiptar të merrnin pjesë në zgjedhje. Ne e mundëm Sali Berishën me 700 mijë vota më 2013 dhe përsëri i mundëm të katër liderët e opozitës me mbi 700 mijë vota. Në kushtet e një normaliteti PS do kishte dashur ta kishte fitoren me kundërshtarët përballë, por ky është një moment i rëndësishëm, pasi ka fituar shteti i së drejtës, shteti me ligje. PD i ka pasur të gjitha mundësitë për të marrë pjesë në zgjedhje. Arsyeja pse nuk mori është e vetme: fati politik i Lulzim Bashës, i cili nëse do të hynte në këto zgjedhje, do të humbte.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this: