Sport

Neymar ngushëllon Messi dhe i lë takim…në Barcelonë

Do të shihemi në Barcelonë. Ajo që në fillim dukej cmenduri, tani është transformuar në një tratativë të vërtetë, që përfshin shumë lojtarë e mbi të gjitha vë në lëvizje shumë para. Në humbjen e Argjentinës 2-0 përballë Brazilit, Neymar ka zbritur në dhomat e zhveshjes së Albiceleste për të ngushëlluar mikun e vjetër Lionel Messi, pasi pozoi me bashkëkombasit e tij, që po festonin kualifikimin për arritjen në finalen e turneut. Për O’Ney rasti ishte i papërsëritshëm: duke parë situatën aktuale, një bisedë me liderin e padiskutueshëm të blaugranave ka qenë e nevojshme për të cuar punët përpara.

Mungesa e lumturisë e Neymar në Paris është tashmë e ditur, por situata është përkeqësuar me një detaj që jo të gjithë e dinë: Leonardo, drejtori i ri sportiv i Paris Saint Germain, nuk ka raporte të mira me sulmuesin dhe stafin e tij. Kjo do të thotë që e favorizon shitjen, që nuk mund të ndodhë për më pak se 200 milionë, duke qenë se është paguar 222 me klauzolën e zgjidhjes së kontratës. Por dicka po lëviz edhe për lojtarët e disponueshëm në këmbim: Coutinho është një lojtarë i preferuar nga Leonardo. Për këtë cështje po merret ndërmjetësi ndërkombëtar Kia Joorabchian, që i ka bërë të ditur Leonardo se lojtari është i interesuar për transferimin. Coutinho u transferua nga Liverpool tek Barcelona për një total prej 160 milionë euro, por nuk u ambjentua kurrë në Katalonjë. E tani mund të vlerësohet afërsisht 100 apo 120 milionë.

Në tratativë mund të futet edhe Ivan Rakitic. Rastësisht me pushime pikërisht në Paris. Mesfushori kroat është shumë i pëlqyer nga trajneri i Psg, Thomas Tuchel. Vlerësimi për Rakitic është tek 60 milionë e kjo do të thotë se ai me Coutinho do të amortizonin 180 milionë nga 200 që vlen Neymar. E kështu me disa shitje jo të dorës së parë, Barça mund të rikuperojë edhe paratë për të paguar klauzolën e Antoine Griezmann, 120 milionë. Sigurisht që një tredhëmbësh Messi-Neymar-Griezmann do të ishte i frikshëm.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.