Politike

Opozita “bën krimin dhe fsheh dorën”, Monika Kryemadhi: Nuk janë të LSI…!

Kryemadhi, në facebook ka reaguar për ngjarjen e ndodhur në KZAZ e Bushatit. Sipas saj, asnjë mbështetës i Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje, por duke mos përjashtuar militantë të Partisë Demokratike.

“Dënojmë me forcë deklaratën kriminale dhe mashtruese të Ministrit të Brendshëm të inkriminuar gjer në fyt, si pjesë e një skenari të parapërgatitur nga qeveria për të tensionuar në mënyrë të qëllimshme dhe të inskenuar situatën. Së shpejti do i tregojmë me emra e mbiemra këta autorë të këtij provokimi polices” shkruan Kryemadhi, duke qenë në të njëjtën linjë me PD për këtë rast dhe deklaratën e Gazmend Bardhit.

Kryemadhi tha se “u bëjmë thirrje mbështetësve tanë, qindra mijëra qytetarëve të tjerë tu qëndrojnë larg këtyre provokimeve të fëlliqura dhe që të mos bien pre e këtij skenari dhune të inskenuar nga Edi Rama dhe Sandër Lleshaj”.

Sipas saj, Qeveria do të zhvillojë zgjedhjet e Partisë Socialiste,me KZAZ e Partisë Socialiste në qendrat e votimit të Partisë Socialiste, me komisionerët e Partisë Socialiste, me numëruesit e Partisë Socialiste për ti dorëzuar në fund në KQZ socialiste.

Më tej, Kryemadhi shkruan se “ne e njohim dhe jemi shumë mirë të informuar për planin kriminal të hartuar nga Edi Rama,personat e ngarkuar me emra të vërteta dhe emrat e rreme, planet operative kohën e fillimit e të mbarimit dhe që ka disa ditë që po tentohet të vihet në jetë por edhe që do të demaskohet shumë rreptë nga ne. Ky plan është totalisht i dështuar, pavarësisht propagandës konfliktuale, përhapjes së panikut tek qytetarët dhe bizneset private. Të gjithë tashmë e njohim këtë plan kriminal dhe kush mbyll sytë para tij është bashkëfajtor me të”.

Kryemadhi shkruan se “LSI dhe e gjithë Opozita e bashkuar do ti mposhtë me fuqinë e pamasë të paqes,masivitetit dhe dashurisë e dhimbjes për vendin që këta kriminelë në qeverisje duan ta shkatërrojnë për interesat e trafiqeve, krimit dhe mafias”.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this: