Bota

Aksion blic në Maqedoninë Veriore, arrestohet ish-ministri

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ndërmarrë një operacion të gjerë kundër korrupsionit, gjatë të cilit janë arrestuar disa ish zyrtarë të lartë.

Pas disa muajsh në arrest shtëpiak, është arrestuar mëngjesin e së premtes, (28 qershor) ish-ministri i Transportit, Mile Janakievski. Bashkë me të në Shkup, janë arrestuar edhe zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Transportit, noterë, zyrtarë të kadastërs dhe një biznesmen.

Këto arrestime janë kryer me urdhër të Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion. Zyrtarët akuzohen për vepra penale që lidhen me “keqpërdorimin e detyrës dhe korrupsion. Në aksionin e madh policor janë arrestuar edhe dy drejtues së lartë të partisë opozitare VMRO-DPMNE, Dimitar Dimovski dhe Dejan Mitrevski.

Ky operacion i madh policor kundër korrupsionit vjen ndërsa parlamenti votoi pas një debati të vështirë, riorganizimin e qeverisë. Pas një debati të vështirë që zgjati dy ditë, Parlamenti i Maqedonisë së Veriut miratoi të enjten para mesnate ndryshimet në kabinetin qeveritar të kryeministrit Zoran Zaev. Ndryshimet ndodhën në sfondin e akuzave të rënda për korrupsion ndaj qeverisë. Për secilin prej pesë ministrave u votua veç e veç. Ata morën nga 64 deri 66 vota, ndërkohë që mjaftonte shumica prej 61 votash në parlamentin prej 120 vendesh.

Kryeministri Zaev, i cili fillimisht synonte të merrte postin e ministrit të Financave për një kohë të caktuar, u tërhoq pas debatesh të ashpra. Për momentin posti i ministrit të Financave mbetet bosh

Opozita, si maqedonase edhe ajo shqiptare e kanë quajtur farsë riorganizimin e kabinetit qeveritar.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this: