Aktualitet

Vijon shpërndarja e materialeve zgjedhore, tension në disa qytete

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vazhduar të enjten shpërndarjen e materialeve zgjedhore. Sipas të dhënave, materialet zgjedhore kanë mbërritur në Lezhë, Kamëz, Kukës dhe në Shkodër.

Materialet janë transportuar nga mjete të ushtrisë të shoqëruara nga forcat speciale të policisë. Gjatë transportit të materialeve nuk ka pasur probleme. Ndërkohë Bashkitë e drejtuara nga opozita sërish i kanë bërë thirrje KQZ-së që të lirojë ambientet e administruara prej tyre.

Efektivë të policisë bashkiake në këto zona janë paraqitur pranë ambienteve ku ruhen materialet zgjedhore dhe ka kërkuar takim me përfaqësuesit e KZAZ.

Bashkitë e drejtuara nga opozita thonë se kërkojë lirimin e ambienteve nga ana e KZAZ dhe respektimin e dekretit të presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Reagimi nga Bashkia Shkodër

Përmes mediave, kemi mësuar se drejt Qarkut të Shkodrës është nisur nga KQZ-ja bazë materiale. Siç kemi informuar edhe më herët KQZ-në, në zbatim të dekretit të Presidentit të Republikës, Kodit Zgjedhor, ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, nuk ka funksionuar asnjëherë dhe aq më shumë pas datës 10 qershor 2019, asnjë e ashtëquajtur KZAZ në territorin e Bashkisë së Shkodrës.

Në asetet pronë dhe në menaxhim të Bashkisë së Shkodrës, me urdhër- pune, janë punonjës të administratës vendore që po vijojnë dhe do të vazhdojnë punën për administrimin dhe menaxhimin e godinave. Ndërkohë, në detyrë fuknsionale, punonjësit janë pajisur me urdhrin e punës dhe me shkresën dërguar më herët KQZ-së ku bëhet me dije se godina e Pallatit të Sportit dhe të tjera asete të Bashkisë Shkodër, nuk janë vënë në dispozicion nga qeverisja vendore për funksione të tjera. Në këto kushte, këto godina nuk janë në dispozicion për depozitim të materialeve të kujtdo institucioni qofshin.

Bashkia e Shkodrës i kërkon Policisë së Shtetit dhe zyrtarëve të KQZ-së, për çdo këkresë që mund të kenë për sa më sipër, t’i drejtohen me shkresë institucionit të Bashkisë Shkodër. Si deri më tani, nxisim të gjithë individët dhe institucionet të zbatojnë rigorozisht Kushtetutën, Dekretin në fuqi të Presidentit të Republikës, Kodin Zgjedhor, ligjin 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, Kartën Europiane për Autonominë Vendore. Sjellim në vëmendje që shkelja e tyre, ngarkon me përgjegjësi ligjore çdo individ apo instititucion.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this: