Sociale

Banka Botërore dhe AMF, projekt i ri për mbikëqyrje e tregut të kapitaleve dhe sigurimeve

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Koçi priti në një takim përfaqësues të Bankës Botërore për të diskutuar në lidhje me një projekt të ri asistence për zhvillimin e tregjeve dhe mbikëqyrjen efektive të tyre.

Përfundimi me sukses i projektit “Forcimi i kapaciteteve mbikëqyrëse të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare: Fokusi tek zhvillimi i tregut të kapitaleve”, me financimin e Sekretariatit Zviceran për Çështje Ekonomike (SECO) në mars 2019 i hapi rrugën bashkëpunimeve të tjera.

Z. Koçi falenderoi përfaqësuesit e Bankës Botërore për mbështetjen e vazhdueshme në drejtim të Autoritetit në kuadër të kualifikimit profesional dhe zhvillimit të kapaciteteve mbikëqyrëse. Ai u shpreh se falë mbështetjes së ekspertëve më të mirë ndërkombëtarë të fushës janë hartuar disa projektligje të rëndësishme dhe janë rritur më tej kapacitetet e stafit të Autoritetit.

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv e vlerësoi si shumë të rëndësishëm projektin e ri që pritet të nisë me mbështetjen e Bankës Botërore, në kuadër të zbatimit të strategjisë 5-vjeçare për “Zhvillimin e AMF-së dhe tregjeve nën mbikëqyrje”. Projekti do të shtrihet jo vetëm në tregun e kapitaleve, por edhe atë të sigurimeve.

Përfaqësuesit e Bankës Botërore u shprehën shumë të kënaqur për bashkëpunimin e deritanishëm me Autoritetit dhe theksuan gadishmërinë e tyre për projektin e ri të asistencës.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.