Politike

‘Rama po bën grusht shteti’, Kryeministri reagon për letrën e Metës: Inshallah ka humbur rrugës, e nxjerr si të lajthitur

Në media është publikuar një letër e presidentit Ilir Meta drejtuar presidentit  të  OSBE, ku e akuzon kryeministrin Edi Rama se po e çon Shqipërinë drejt një grushti shteti dhe drejt konfliktit civil.

Përmes një statusi në facebook, kryeministri ka reaguar duke thënë se shpreson që kjo të mos jetë e vërtetë, pasi OSBE do kujtojë se është shkruar nga ndonjë humorist që ka dashur të tallet me kreun e shtetit.

“Kjo letra e Ilir Metës për Presidentin e OSBE inshallah ka humbur rrugës e s’ka arritur në destinacion, se do kujtojnë bota se është shkruar nga ndonjë humorist që ka dashur të tallet me Presidentin e Republikës, duke e nxjerrë si një të lajthitur që bërtet pa ditur çfarë flet!”, shkruan kryeministri.

Ja çfarë thuhet në letrën e Metës

“Ngjarjet, në mënyrë alarmante po përshkallëzohen nga kryeministri dhe ministrat e kabinetit, jo vetëm duke provokuar me retorikë thellësisht përçarëse dhe konfliktuese me anëtarët e opozitës dhe civilët, por edhe duke ushtruar presion të paligjshëm për kapjen e të gjitha institucioneve të tjera, që të çon drejt një grushti institucional të Kryeministrit.Ndërkohë që ju shkruaj, trazirat civile kanë shpërthyer në dhjetëra bashki, me punonjës bashkie dhe civilë uke u përplasur me Policinë e Shtetit për zhvillimin e zgjedhjeve lokale njëpartiake”, thuhet në letrën e Metës.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this: