Aktualitet

“Regjimi i paaftë të reformohet”, iraniano-amerikanët marshojnë në Uashington për një Iran të lirë

Iraniano-amerikanët po i bashkohen një marshimi solidariteti për një Iran të lirë në Uashington. Ngjarja do të nisë me një tubim të madh jashtë Departamentit amerikan të Shtetit, dhe mbështetësit e një Irani të lirë do të marshojnë deri te Shtëpia e Bardhë. Ky marshim mbështet protestat anti-regjim në Iran si dhe planin me 10 pika të udhëheqëses së opozitës iraniane, Maryam Rajavi. Mbështetësit e opozitës demokratike Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI ose MEK) thonë se ndryshimi i regjimit nga populli iranian është zgjidhja përfundimtare për paqen në rajon. Jemi live duke postuar në Twitter për këtë ngjarje duke filluar në orën 11 paradite sipas kohës lokale.

Associated Press ka raportuar se: “Mbështetësit e një grupi të mërguar iranian të lidhur me disa prej këshilltarëve më të lartë të Presidentit Donald Trump u grumbulluan në një tubim të premten për ndryshim regjimi në Iran, mes rritjes së tensioneve midis SHBA-së dhe Iranit.

D9l8JyUWkAAqaG2

Uashington DC, 21 qershor 2019 – Disa mijëra iranianë nga 40 shtete në mbarë SHBA-në zhvilluan një tubim të madh e plot energji jashtë Departamentit të Shtetit në Uashington D.C. për t’i dhënë jehonë dëshirës së fortë të popullit të tyre për ndryshim demokratik. Ata marshuan drejt Shtëpisë së Bardhë.

I planifikuar nga Organizata e Komuniteteve Iraniano-Amerikane (OIAC), tubimi i bëri thirrje politikë-bërësve të Uashingtonit që të vazhdojnë me fushatën e “presionit maksimal” mbi regjimin teokratik duke e njohur të drejtën e popullit iranian për ta përmbysur regjimin. Pjesëmarrësit besojnë se regjimi, në vetë natyrën e tij, është i paaftë të reformohet apo ta ndryshojë sjelljen dhe duhet të rrëzohet në tërësi.

Udhëheqësja e spikatur e opozitës, znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), foli në një video-mesazh përpara mbështetësve të saj iranianë dhe ndërkombëtarë.

Znj. Rajavi tha: “Komentet absurde të bëra nga mullahët dhe Ministri i Jashtëm i tyre rreth së ashtu-quajturës “Skuadër B” në Shtetet e Bashkuara ishin një përpjekje për të fshehur skuadrën e tyre të “bombave”: Nga ndërtimi i një bombe bërthamore tek bombat në Shqipëri e Francë, tek shpërthimet e bombave dhe vënia e minave në cisternat e naftës në Gjirin Persik, tek shpërthimet, dronet e sulmet me raketa ndaj Arabisë Saudite dhe marrja në shënjestër e Ambasadës Amerikane në Bagdad.”

Iranian-Americans_March_in_DC_for_a_Free_Iran

Tubimi dhe marshimi i së premtes erdhi pas një tubimi të ngjashëm të zhvilluar të shtunën e shkuar në Bruksel, ku mijëra njerëz i bënë thirrje Bashkimit Europian që ta braktisë paqësimin e Teheranit.

Në këtë tubim folën: Gjenerali Jack Keane, gjeneral me katër yje tashmë në pension dhe ish Zëvendës Shef i Shtabit të Ushtrisë Amerikane, ish Guvernatori i Neë Mexico Bill Richardson, ish Senatori i New Jersey Robert Torricelli, dhe ish Zëvendës Zëdhënësi për Departamentin e Shtetit, Ambasador Adam Ereli.

Guvernatori Richardson i tha turmës se Irani ka një alternativë të organizuar me një vizion të qartë, një platformë që bën thirrje për zgjedhje të lira, barazi gjinore, ekonomi tregu dhe një Iran jo-bërthamor. Ai shtoi se, ç’është më e rëndësishmja, lëvizja udhëhiqet nga një lidere me vizion, Maryam Rajavi.

Gjenerali Jack Keane u tha aktivistëve që ta vazhdojnë rezistencën. Ai tha se këta njerëz tregojnë që populli iranian e refuzon këtë regjim dhe dëshiron ndryshim demokratik.

Organizatorët thonë se tubimi theksoi faktin që Irani ka një alternativë të arsyeshme ndaj sunduesve klerikalë, me një udhëheqje e platformë të qartë, një rrjet të konsiderueshëm dhe aftësi organizuese brenda Iranit, dhe që është e gatshme të paguajë çmimin për ta liruar Iranin.

Tubimi bëri thirrje për shtim të sanksioneve mbi regjimin, duke përfshirë etiketimin e Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) si Organizatë e Huaj Terroriste.

Organizatorët thonë se demonstrata e Uashingtonit rikonfirmoi mbështetjen e komunitetit iraniano-amerikan për kryengritjet anti-regjim në Iran. Në fillim të 2018-ës, në dhjetëra qytete njerëzit zhvilluan demonstrata duke e kritikuar regjimin iranian për korrupsionin dhe keqmenaxhimin ekonomik. Shumë njerëz kanë bërë thirrje për rrëzimin e regjimit, duke thirrur “vdekje diktatorit.” Që atëherë, Irani është përmbytur nga protestat e përditshme në mes të intensifikimit të nivelit dhe thellësisë së pakënaqësisë popullore.

 

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.