Politike

Koço Kokëdhima, mentor i Ilir Metës, ofron zgjidhje për krizën politike

Java që shënon nesër ikjen kalendarike filloi me një konferencë shtypi të Ilir Metës, ku pas argumentimeve të gjata, se përse anuloi dekretin e zgjedhjeve të 30 qershorit bëri edhe një deklaratë, që në fakt duhet të ishte bërë kohë më parë.

Presidenti Ilir Meta tha se do të niste konsultimet me partitë politike. Deri këtu, duken si veprime të një “burri shteti”. Por, kur të gjithë prisnin që të parët në këto konsultime të ishin Basha dhe Rama, dy prej “plangprishësve” Meta bën më të pabëshmen; thërret në takim “më të vegjlit”.

Deri më tani, zyrtarisht nuk ka asnjë njoftim për Bashën apo për Ramën të ndonjë “ftese presidenciale” për konsultime.

I nisi konsultimet disaminutëshe me kryetarët e partive të vogla të opozitës. Më pas, me Paskal Milon. Por të enjten, në skenë doli emri I Koço Kokëdhimës, që drejton partinë me emrin sinjifikativ “Zgjidhja”, por që sigurisht nuk mund të jetë zgjidhje, përsa kohë nuk ka mbështetje popullore, siç e ka fjala bie Partia Socialiste, Partia Demokratike, apo edhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

Konsultimet me Kokëdhimën duket se e vunë edhe më shumë në lëvizje kreun e shtetit, që tashmë mesa duket qartazi ka zgjedhur si mentor të tij për këto zgjedhje ish-mikun e dikurshëm të Edi Ramës dhe ish-deputetin e kësaj mazhorance që sot akuzohen për gjithçka e në gjithçka.

Çfarë është diskutuar mes Metës dhe Kokëdhimës mbetet brenda “mureve të gurta” të selisë së kreut të shtetit. Megjithatë, çështja kaq madhore e krizës politike në vend, të mbetet në diskutime me krerët e partive të vogla, në rastin më të mirë është “kalim radhe”, në rastin më të keq “në pritje të pazarit”.

Dhe në fakt, asnjë prej kryetarëve të partive që kanë zhvilluar deri tani takime me Ilir Metën nuk janë as deputetë me votat e partive që drejtojnë, por me listat e Partisë Demokratike. Dhe fakti është edhe më i çuditshëm, kur Meta zhvillon takime për daljen nga kriza me Milon dhe Kokëdhimën, që asnjë prej tyre nuk është as deputet dhe për hir të së vërtetës nuk kanë as elektorat.

Për Metën, gjithkush që tashmë është kundër Ramës, duket si një “zgjidhje”, kur dihet se është po vetë ai, së bashku me Bashën dhe Kryeministrin, që duhet të gjejnë rrugët e daljes nga ky hendek, që përveçe është politik, po kthehet edhe institucional, nëse i referohemi atyre çfarë ndodhën sot me Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Madje, për të qenë edhe më të saktë, mjafton një intervistë sot në media e këshilltarit juridik të Metës Bledar Dervishaj, që troç e tha se Meta i merr vetë vendimet. Vetëm kjo mjafton të kuptojmë se konsultimet me Koçon, Milon, apo edhe të vegjlit e tjerë thjesht ishin “loja”.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this: