Sociale

AMF, pranë studentëve të Kolegjit Universitar “Logos” për rritjen e edukimit financiar

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare zhvilloi sot, më datë 12 qershor 2019, ora 10:00, një leksion të hapur me studentë të Fakultetit Ekonomik të Kolegjit Universitar “Logos”. Aktiviteti u zhvillua në kuadër të “Strategjisë për rritjen e besimit të konsumatorit/investitorit në tregjet financiare nën mbikëqyrje”, me qëllim kryesor rritjen e edukimit financiar të studentëve.

Aktivitetit i parapriu nënshkrimi i një marrëveshjeje bashkëpunimi mes Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe Kolegjit Universitar “Logos”, nga Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i AMF-së, Z. Ervin Koçi dhe rektorja e Kolegjit Universitar “Logos”, Prof. Dr. Nikoleta Mita. Në fjalën e mbajtur, Z. Koçi theksoi se edukimi financiar për tregjet nën mbikëqyrje është një nga prioritetet e punës së Autoritetit. Ai u shpreh se bashkëpunimi i vendosur nëpërmjet marrëveshjes së nënshkruar me Kolegjin Universitar “Logos” është një mundësi shumë e mirë për të gjithë studentët për t’u përfshirë në nismat e Autoritetit, për zhvillimin e praktikave mësimore pranë AMF ose në shoqëritë që operojnë në tregjet financiare nën mbikëqyrje.

Rektorja e Kolegjit Universitar “Logos”, Znj. Mita e vlerësoi nismën e Autoritetit për rritjen e edukimit financiar të studentëve dhe u shpreh e bindur se marrëveshja e nënshkruar do të jetë me përfitim reciprok. Në orën e hapur të leksionit, studentët u njohën me rolin dhe funksionet e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, si një institucion i pavarur, si edhe në lidhje me zhvillimet kryesore në tregjet nën mbikëqyrje. Gjithashtu studentët u anketuan nga Autoriteti për matjen e njohurive të tyre financiare.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this: