Politike

Balla i përgjigjet Metës: Të enjten nis diskutimi për shkarkimin e tij

Pas përfundimit të takimit me delegacionin e Bundestagut, deputeti socialist, Taulant Balla, është shprehur se vendimi i presidentit Ilir Meta për anulimin e datës së 30 qershorit nuk ka asnjë vlerë juridike.

Balla theksoi se PS nuk është tërhequr nga draft-rezoluta për shkarkimin e presidentit.

Ai tha se ditën e enjte në Kuvend do të ketë një diskutim të gjerë në lidhje me këtë çështje dhe në fund do të arrihet rezoluta për shkarkimin e Metës.

“Aspak më vjen mirë dhe keq gjithashtu, që një pjesë e juaj nuk e kanë lexuar siç duhet draftin e rezolutës. Së pari Shqipëria është Republikë Parlamentare. Presidenti ka shkelur Kushtetutën. Akti i paprecedent i presidentit nuk ka asnjë vlerë juridike. Të Fala Partisë Demokratike. Ditën e enjte Kuvendi do të ketë një diskutim të gjerë dhe do të dalë me një rezolutë. Duhet një sjellje e përgjegjshme dhe kushtetuese, në të gjitha hapat e vendimmarrjes. Presidenti i republikës nuk e ka kë të kompetencë, presidenti mund të ketë shumë dëshira, por jo të gjitha mund ti kthejë në dekrete”,-tha Balla.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.