Politike

KQZ nuk i bindet Ilir Metës: Vazhdojmë përpara me zgjedhjet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i bindet Presidentit Ilir Meta, në lidhje me dekretin për anulimin e datës së zgjedhjeve lokale. Në mbledhjen e kësaj të hëne që nisi me dy orë vonesë, pasi dekreti i presidentit shkoni në këtë institucion, u cilësua si i pavlefshëm vendimi i kreut të Shtetit.

Kreu i KQZ, Klement Zguri ka braktisur mbledhjen, ndërsa në fillim tha se kjo është një situatë e paprecedentë. Zguri tha se KQZ s’ka kompetenca për refuzimin e dekretit.

Duket si një lloj sfide nga një anë kam një dekret që zhdekreton datën e zgjedhjeve përmes një dekreti dhe tjetra kërkesa e dy kolegëve, sfida në raport me vlefshmërinë e dekretit Ka një hierarki ligjore, personalisht në 22 vite që kam, e them dhe një herë nuk më ka rastisur të ndodhem në një situatë të tillë. të vëmë në diskutim një dekret të presidentit. ka ndodhur e njëjta gjë edhe më parë, janë tre raste që presidentët kanë zhdekretuar dekretet e tyre dhe kanë vendosur një datë tjetër. Nuk dua të futem janë apo jo në të drejtën e tyre, unë besoj që duhet t’i bindemi një dekreti. Të njëjtën gjë kemi bërë edhe kur doli dekreti për datën e zgjedhjeve. Gjërat nuk shkuan siç ne mendonim, jemi në këtë moment që flasim përballë këtij fakti. Nuk dua të gjykoj kompetencën e presidentit. Nuk jam Gjykatë Kushtetuese të vlerësoj është apo jo i ligjshëm dekreti i presidentit. për mua është detyruar dhe duhet të respektoj dekretin e tij. Pika 2 e dekretit më urdhëron. As kjo pikë e dekretit nuk respektohet, dhe unë jam ndodhur në vështirësi, Kërkesa ime për t’ja dërguar subjekteve zgjedhore refuzohet. Për mua kjo është fare banale. E thash si shembull për të kuptuar se ku po shkojmë. Shpresoj të ketë një përmbajtje“, deklaroi Klement Zguri.

Denar Biba, nënkryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tha se dekreti i Presidentit Meta për shfuqizimin e dekretit të mëparshëm për caktimin e 30 qershorit si datë e zgjedhjeve vendore, është i pavlefshëm.

“Ai ka diskrecion të caktojë vetëm një datë brenda periudhës zgjedhore dhe jo të mos caktojë një datë zgjedhjes. Pasi sot Shqipëria është pa një datë zgjedhjesh”, tha Biba, i cili kishte thërritur mbledhjen e KQZ bashkë me kolegun Bledar Skënderi.

“Presidenti me vetëdije refuzon të zbatojë detyrimet kushtetuese. Akti i pavlefshëm nuk sjellë asnjë pasojë juridike. Ai konsiderohet që nuk ekziston”. Në të njëjtën linjë me Denar Bibën ishin dhe anëtarët e tjera socialistë të KQZ-së.

Anëtari i KQZ, Bledar Skenderi: Meta duhet të bënte zjarrfikësin e politikës në Shqipëri. Bëri të kundërtën. E konsideroj një akt nul.

Anëtarja e KQZ, Rezarta Bitri: Detyrat dhe kompetencat e presidentit rrjedhin nga parimet e shtetit të së drejtës. Veprimet e tij duhet t’i përmbahen kushtetutës, ku thuhet se presidenti ka kompetencë vetëm për të caktuar datën e zgjedhjeve, dhe jo t’i shtyjë apo t’i anulojë ato. Nuk mund të shtyhen zgjedhjet në infinit. Duhet të kishte një datë për zgjedhje të reja. Është e qartë se sistemi ynë nuk ja jep këtë kompetencë presidentit. As kushtetuta dhe as ligji elektoral nuk parashikojnë një kompetencë të tillë të presidentit. Jam tërësisht e bindur që ky është akt nul dhe nuk na pengon për të vijuar më tej organizmin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this: