Politike

“Boll më me Shqipërinë që duan ata”/ Basha: Zgjedhjet farsë të 30 qershorit u anuluan! Tani të largojmë Ramën

Kreu i demokratëve, Lulzim Basha ka zgjedhur rrjete sociale për të komentuar vendimin e presidentit për anulimin e datës së zgjedhjeve. Përmes një statusi në Facebook, Basha e quan këtë një fitore të protestuesve të PD ndërsa shton se largimi i Ramës është veprimi i radhës.

“Boll më me Shqipërinë që duan ata, tani është koha të luftojmë për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve!
Ora e Shqipërisë si e gjithë Europa po troket dhe nuk ka forcë ta ndalë! Falë vendosmërisë tuaj të pathyeshme, falë bashkimit të zemrave dhe mendjeve të shqiptarëve të lirë, zgjedhjet farsë të 30 Qershorit u anulluan!

Beteja jonë do të vazhdojë deri në triumfin e standardeve dhe vlerave europiane. Pengesa e vetme për në Europë është sundimi i shtetit të bërë njësh me krimin, është qeveria e ardhur me votën e krimit, është kryeministri i Avdylajve. Largimi i Ramës është i panegociueshëm”, shkruan Basha.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this: