Aktualitet

Tërmeti/ Banorët përplasen me prefektin, kandidati i BD show me Spiropalin

Të braktisur nga autoritetet lokale dhe qendrore, banorët e fshatit Floq të Korçës, një nga fshatrat më të goditur nga tërmeti janë përplasur me prefektin Dhori Spirollari.

Ky i fundit këtë të hënë kishte shkuar në çadrat ku qëndrojnë banorët, ndërsa ata i kanë kërkuar që të shpallë gjendjen e emergjencës, pasi shprehen se janë në kushte shumë të vështira.


Këta sa vjen njëri, ikën tjetri dhe kot, por Zoti…Kemi ftohtë dhe nuk mund të qëndrojmë më në çadra. Ka mungesë të ushqimeve dhe krevateve“, ka thënë një nga banorët. Situata është rënduar edhe më shumë si pasojë e reshje të shiut kanë rënë dhe vijojnë që të bien. Ndërkohë nga raportimet nga terreni kjo video tregon mënyrën se si shumica e kanë kaluar natën nën çadra, ku temperaturat janë ulur ndjeshëm.

Lojtës Videosh

00:00
00:06

Po ashtu për shoë mediatik dhe duke dhënë “mendime në ajër” kanë qenë dhe kandidati i Bindjes Demokratike për bashkinë e Korçës, Leonard Olli së bashku me ministren e Shtetit, Elisa Spiropali.


Korça ende nuk po gjen qetësi nga tërmetet. Sot janë regjistruar të paktën tre lëkundje të tjera. IGJEUM ka regjistruar tre goditjet e datës 3, që nisen që pas mesnate, ndërkohë që tjera u shënua në orën 03: 06. Goditja e fundit ka qenë e fortë me magnitudë 3.9.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this: