Aktualitet

Sa tërmete kanë rënë në Korçë deri tani

Ministria e Mbrojtjes përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjiencave Civile njofton se deri më tani janë regjistruar rreth 100 lëkundje sizmike në qarkun e Korçës.

Lëkundja më e fortë ka qenë më datën 02.06.2019, ora 15:34, me magnitudë 4 Rihter, dhe me epiqendër 18 km në jug të qytetit Korçë.

Më të dëmtuarit nga lëkundjet e datës 1 qershor janë fshatrat Floq, Vidovë dhe Qafëzez. Tërmeti që preku këto fshatra ishte i shkallës 5.3 Rihter.

Nga verifikimi i bërë rezultojnë 184 banesa të dëmtuara, prej të cilave 95 të dëmtuara rëndë, pjesa më e madhe e tyre banesa të pabanueshme prej vitesh.

Në fshatin Floq janë sistemuar 160 banorë në 13 çadra me kapacitet deri në 20 vende.

Në fshatin Vidohovë janë ngritur 4 çadra, sipas nevojave të banorëve. Janë sistemuar 40 persona dhe nga këta 20 persona në kishën e fshatit dhe 20 në të afërmit e tyre.

Në fshatin Qafëzez janë sistemuar 30 persona në 5 çadra të ngritura nga 10 që janë dërguar. Në këto dy fshatra, disa prej banorëve kanë kërkuar që të strehohen pranë të afërmve të tyre.

Përsa i përket ndihmave ushqimore, deri më tani janë dërguar 240 pako ushqimore, 100 thasë me miell, 100 detergjente. Nga këto 100 pako janë dërguar nga organizata joqeveritare, 100 pako ushqimore nga Drejtoria e Rezervave Materiale të Shtetit për të tre fshatrat dhe 40 pako nga Kryqi i Kuq për tre fshatra.

Fshatit Floq i është garantuar ujë i pijshëm përmes vënies në dispozicion të një boti të Detashmentit të Mbështetjes Rajonale, si dhe bidonë me ujë të pijshëm nga TAP. Nga TAP është siguruar ushqim ditor për 160 banorë të fshatit Floq. Në këtë fshat gjithashtu është ngritur një qendër shëndetësore për ti ardhur në ndihmë familjeve të evakuuara.

Për këtë ngjarje janë angazhuar në total 15 mjete nga të cilat Prefektura 2, Detashmenti i Mbështetjes Rajonale 3, Policia 2, Spitali Korçë 1, Bashkitë 6, Kryqi i Kuq 1, si dhe grupi vullnetar i Bashkisë Tiranë 1.

Nga strukturat e FA të Ministrisë së Mbrojtjes në këto dy ditë janë angazhuar gjithsej në ndihmë të banorëve të zonës 47 forca, 4 mjete dhe 2 zjarrfikëse.

Krahas drejtuesve të bashkisë, prefekturës dhe specialistëve të Emergjencave Civile, në Korçë situata është ndjekur nga afër nga Drejtori i Përgjithshëm, Haki Cako, zv. Ministri Petro Koci dhe disa ministra të ministrive të linjës.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.