Aktualitet

Ndryshon projekti tek sheshi “Shqiponja”

Qeveria është e vendosur për të vazhduar ndërtimin e lotit të parë të Unazës së Madhe nga rrethrrotullimi i sheshit Shqiponja deri te Pallati me Shigjeta, por ka ndryshuar projektin.

Kryebashkiaku Veliaj tregoi planin e ri, për të cilin tha se është përmirësuar estetikisht dhe zgjidh problemet dhe ankesat që kanë patur qytetarët për izolimin e zonës, ndërsa kostoja e tij ka mbetur e njëjtë me të parin, 2.24 miliardë Lekë.

Në projektin e ri është eleminuar mbikalimi dhe do të ndërtohet një nënkalim për mjetet që do të drejtohen nga zona e Laprakës për në autostradë. Projekti pritet që të miratohet nga Këshilli Teknik i Autoritetit Rrugor Shqiptar, e më pas do t’i hapet rrugë shpalljes së garës për këtë segment.

Sidoqoftë gjurma e rrugës nuk ka ndryshuar, ndaj pronarët të cilët do të shpronësohen mbeten të njëjtët me vendimin që ka miratuar qeveria një muaj më parë. Veliaj tha se tashmë ka nisur zbatimi i programeve të strehimit social për banorët që do t’u merret prona, por që nuk disponojnë akte pronësie.

Kujtojmë se loti i parë i segmentit të Unazës në zonën e Astirit nuk arriti të ndërtohej pas zbulimit të skandalit ku një kompani me origjinë amerikane, “DH Albania” kishte fituar tenderin me dokumente të falsifikuara.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this: