Politike

Kur Edi Rama sulmonte OSBE-në: S’mund të rrijë, të vështrojë e të përsërisë fjalë në boshllëk

Opozita shqiptare gjendet sot në protestë permanente dhe ka kërkuar largimin e Edi Ramës si kusht për të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit. Sipas krerëve të PD-LSI, Basha e Kryemadhi, dorëheqja e Ramës do t’i hapte rrugë krijimit të qeverisë tranzitore, e cila do të garantonte zgjedhje të lira e të ndershme.

Në fakt, krijimi i kushteve për barazi në zgjedhje ka qenë një refren i vazhdueshëm i opozitave në Shqipëri. Përbën një rast kurioz leximi i asaj çfarë thoshte kreu i PS-së, Edi Rama gjatë kohës që gjendej në opozitë.

Në një fjalim të mbajtur në Asamblenë e PS më 12 nëntor 2010, Rama sulmon ashpër prezencën e OSBE-së, që sipas tij jep prej vitesh të njëjtën këshillë “bëni reformën zgjedhore”, por nuk thotë asgjë për manipulimin e zgjedhjeve. Më poshtë, pjesë nga fjalimi i Ramës në Asamblenë e PS, ku, me fjalë të tjera ai i thotë “shame on you” ambasadorit të OSBE-së në Tiranë (Eugen Volfart, edhe ky, gjerman si Bernd Borchardt).

FJALIMI I EDI RAMES NE ASAMBLENE E PS NE 12 NENTOR 2010

OSBE-ja s’mund të rrijë më e të vështrojë sikur e gjitha kjo s’ka të bëjë me misionin e saj. S’mundet as të përsërisë në boshllëk thirrjen njëzetvjeçare për një ndryshim të ri të ligjit zgjedhor, ndërkohë që edhe në opinionin e Bashkimit Europian shprehet qartë se problemi ynë madhor mbetet zbatimi i ligjit.

Ne s’mund të ndryshojmë në letër Kodin Zgjedhor siç kemi bërë njëzet vjet, ndërkohë që ka njëzet vjet që sëmundja e deformimit të zgjedhjeve ndryshon formë po nuk shërohet pikërisht sepse ligji nuk zbatohet as sa e as si duhet.

Nuk mund ta mendojmë që misionit të OSBE-së në Tiranë i mjafton një tjetër reformë në letër pas të cilës përsëri Shqipëria nuk i kap standardet europiane në zgjedhje, ndërsa opozitës shqiptare i duhet një garanci reale që zgjedhjet e ardhshme s’do jenë si të shkuarat dhe këtë garanci thjesht letrat e shkruara, qoftë edhe me konsensus, nuk e japin dot në Shqipërinë e sunduar nga Sali Berisha.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.