Sociale

Gjykata rrëzon ministrinë, anulon tenderin për pompat e karburanteve

Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave ka humbur betejën ligjore përball kompanisë ndërkombëtare Penzoil Trading.

Ky vendim është dhënë nga Gjykata Administrative e Tiranës, teksa ka pranuar ankesën e paraqitur nga Penzoil kundër Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave për anulimin e vendimit të Komisionit të Prokurimit Publik për tenderin e kolaudimit të pompave të karburanteve.

Po ashtu, Gjykata Administrative e Tiranës ka anuluar anuloi vendimin e Komisionit dhe urdhëroi modifikime të pjesshme të kritereve të tenderit.

Këtë vendim Gjykata e ka argumentuar duke thënë se kriteret binin në kundërshtim me ligjin dhe me parimin e konkurrencës së ndershme dhe mos diskriminimin e konkurrentëve.

“Gjykata Administrative e Tiranës (Gjyqtarja Nafije Hasko), ka pranuar ankesën e paraqitur nga Penzoil kundër Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave për anulimin e vendimit të Komisionit të Prokurimit Publik për tenderin e kolaudimit të pompave të karburanteve.

Gjykata Administrative e Tiranës anuloi vendimin e Komisionit dhe urdhëroi modifikime të pjesshme të kritereve të tenderit, pasi binin në kundërshtim me ligjin dhe me parimin e konkurrencës së ndershme dhe mos diskriminimin e konkurrentëve”, thuhet në njoftimin e kompanisë Penzoil.

Gjykata ka rrëzuar dhe kërkesën për marrjen e masave paraprake për tenderin, pasi aktualisht është i pezulluar.

Kjo kompani, në vitin 2018 ka depozituar ankesën në Komision, duke u shprehur se kërkesat dhe kushtet për komanitë pjesëmarrëse ishin diskriminuese, dhe se këto kushte ndikonin më së shumti te kompanitë ndërkombëtare.

Por, pavarësisht argumentimit të kësaj ankese, Komisioni i Prokurimit Publik pas katër muajve i dha të drejtë Ministrisë, duke bërë që ky proces të vijonte me kushtet dhe kriteret e vendosura prej saj.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.