Aktualitet

Arta Marku flet për “suksese”, një ankesë për policinë

Kur e gjithë politika “zien” për dy dosjet e famshme, 339 dhe 184 organi i akuzës vazhdon të heshtë, ndërsa po mbaron dhe afati për kryerjen e hetimeve të këtyre dosjeve.

Edhe këtë të hënë, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku duke raportuar  në Komisionin e Ligjeve dhe Sigurisë zgjodhi të heshtë për këto dosje, ndërsa e dëgjonin vetëm deputetët e mazhorancës për “arritjet” e organit të akuzës, të cilin ajo drejton.

Dosjet e përgjimit vazhdojnë të jenë në hetim. Nëse do të kishte vendimmarrje do merrej vesh. Dosjet janë zvarritur. Shumë numra janë përgjuar, por nuk janë zbardhur dhe nëse nuk zbardhen atëherë janë të pakuptueshme. Sa i përket çështjes 339, me të po merren dy prokurorë dhe 11 oficerë të policisë gjyqësore, shumë shpejt do të kemi një vendimmarrje. Po ashtu edhe për çështjen 184, të dyja çështje që kanë tronditur politikën shqiptare”, tha Marku.

Sipas zonjës Marku, 2018-ta ishte një vit i vështirë, ndërsa shprehu shqetësim edhe për bashkëpunimin me Policinë e Shtetit.

Vetting-u shkarkoi shumë prokurorë, ndërsa një pjesë e tyre u bënë apatikë sepse nuk e dinin nëse do të vazhdonin të ishin më në detyrë, apo jo”, tha Marku.

“Problem mbetet mungesa e referimeve nga Policia. Referimet dhe kallëzimet kanë qenë në masë më të ulët, por nuk do të thotë që Prokuroria ka pasur performancë më të dobët. Këtë shqetësim ia kemi referuar edhe drejtuesve të Policisë së Shtetit”.

Kryeprokurorja gjithashtu tha se Dibra ishte qarku me më pak kriminalitet, ndërsa Vlora kishte shifrat më të larta.

E sa i përket kriminalitetit në Vlorë, duket se askush nuk kishte nevojë për shifrat që dha Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme pasi një tjetër atentat ndodhi në qytetin bregdetar duke i marrë jetën një të riu.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this: