Aktualitet

Sekretariati i WBF mban në Tiranë ceremoninë e dhënies së granteve për projektet fituese në Ballkan

Sekretariati i “Western Balkans Fund” organizoi në Tiranë ceremoninë e dhënies të granteve për 24 projekte fituese për thirrjen e dytë për aplikime nga “WBF”.

Në prani të autoriteteve të larta të Fondit dhe ministrisë së punëve të Jashtme, përfaqësues të misioneve diplomatike, organizatave të shoqërisë civile, ceremonia e dhënies së granteve e vuri theksin tek bashkëpunimi rajonal dhe kontakteve njerëzore në rajon.

“Ne tek WBF, besojmë se në rajonin tonë të bukur kemi vlera të përbëshkëta që na afrojnë me njëri-tjetrin. Duke njohur fqinjët tanë dhe duke punuar për të njëjtat qëllime të përbashkëta, kjo është rruga e duhur për të pasuruar identitetin tonë rajonal dhe për të ndërtuar një të ardhme europiane të bashkuar”, tha Gjergj Murra, drejtori ekzekutiv i Western Balkans Fund në fjalimin hapës.

hotel tirana western balkans (3).JPG

Zv/ministrja e Jashtme e Kosovës, Rejhane Vuniqi, drejtuesja e zyrës së WBF për 2019 e vuri theksin tek angazhimi në promovimin e bashkëpunimit rajonal. “Ne besojmë se bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndimor është I mundur dhe ne duhet të kujdesemi ta ushqejmë atë”, tha Vuniqi.

61056558_2229244400489902_943513545092366336_n

Mimoza Halimi, drejtoreshë e përgjithshme për cështjet e politikave dhe strategjive në MEFA nënvizoi rëndësinë e ndërtimit të marrëdhënieve të mira rajonale. Në emër të grupit Vishegradit foli Peter Sipsak, ambasador i Sllovakisë në Tiranë. “Sllovakia do të vazhdojë të ofrojë support të fortë politik për aktivitetet dhe projektet e WBF, tha ambasadori Sipsak.

Më shumë se 85 organizata nga shoëria civile, universitetet, shoqatat e artit, kulturës e sportit do të bashkëpunojnë së bashku në projektet e ofruara nga Western Balkans Fund.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this: