Sociale

Mafia Imobiliare/ Skandali me shitjen e Veneto Bank, nuk dihet se ku përfundojnë pasuritë e shqiptarëve

Një skandal i madh bankar, i cili ka të bëjë me shitjen e Veneto Bankë duket se po hetohet nga organet e drejtësisë shqiptare.

Ajo çka e bënë më të rëndë ngjarjen është se në skandal është i përfshirë edhe Institucioni i Presidentit të Republikës, ndërsa ngjarja ka të bëjë  me transferimin e hipotekave të shqiptarëve, që kanë marrë kredi nga kjo bankë, jashtë Shqipërisë, procedurë e cila është e ndaluar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

Skandali ka marrtë edhe një vëmendje të gjerë nga mediat italiane, të cilat kanë përcjellë këtë ngjarje të paprecedentë.

Në gushtin e vitit 2018, për klientet e ish-Veneto Bank që kishin dhënë një garanci hipotekë në favor të saj, shlyerja e detyrimeve kalon te zyrat e regjistrimit të hipotekave në LCA (Liquidazione Coatta Amministrativa), operacion ky i cili është zyrtarizuar nga noteri Ermal Hamzaj.

Mirëpo, këtu lind gafa ligjore nga ana e Veneto Bank sh.p.a, e cila sipas Kushtetutës së Republikës së Shqiperisë, “ekskludohet transferimi i hipotekave për një subjekt tjetër jashtë vendit”.

Tashmë duket se Veneto Banka, shitur te Intesa San Paolo, nëpërmjet Tranzit shpk një shoqeri e cila merret me rikuperimin e kredive me seli në ishujt off shore Cayman, që presupozohet se në krye ka një grup ruso-amerikan, NCH Capital, do të jetë në vështirësi të mëdha.

Kujtojmë se presidenti Ilir Meta, përmes një shkrese në 20 majit, me insistim i kërkoi Prokurorisë, të hetojë se ku po shkojnë garancitë hipotekore të shqiptarëve që kanë marrë kredi në këtë bankë për të shmangur atë që po konsiderohet si “Mafia Imobiliare” për kreditë e këqija të Veneto Bank.

Garancitë e shqiptarëve ndodhen nën zotërim të SGA sh.p.a në Itali, por ende nuk dihen shumë detaje nga ky proces.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.