Bota

Teste për të parë se kush është në të vërtetë kundërshtar i mullahëve të Iranit

NCRI Editorial

Teksa regjimi iranian dobësohet çdo javë e më shumë, gjithnjë e më shumë zëra po pretendojnë se përfaqësojnë alternativën që dëshiron populli iranian. Argumenti ynë është se sot regjimi i mullahëve ka tre pika të dobëta kryesore, dhe se kundërshtarët e vërtetë të regjimit mund të dallohen nga qëndrimi që mbajnë në këto tre fusha strategjike.

Faktori 1: Sanksionet ndërkombëtare

Sanksionet ndërkombëtare janë thembra e Akilit e mullahëve. Regjimi ka nevojë të dëshpëruar për para për të paguar agjentët e tij të shtypjes e për të mbushur fondet e luftës. Ai përpiqet t’u shmanget sanksioneve përmes marrëveshjeve prapa krahëve dhe duke ofruar ulje shumë të mëdha në shitjet e naftës dhe gazit, të cilat sjellin 80 përqind të të ardhurave të regjimit. Në të njëjtën kohë, regjimi përpiqet ta portretizojë kundërshtimin e tij ndaj sanksioneve sikur të ishte dëshira e popullit iranian, madje edhe e grupeve që janë kundër regjimit.

Që nga viti 1981, PMOI (MEK) dhe NCRI i kanë bërë thirrje vazhdimisht Këshillit të Sigurisë të OKB-së dhe gjithë qeverive që të vendosin sanksione gjithëpërfshirëse ekonomike dhe të naftës kundër regjimit.

Pakti bërthamor i 2015-ës, i cili hoqi sanksionet dhe çliroi biliona dollarë për Teheranin, i dha regjimit një litar shpëtimi për të vazhduar me masat kundër disidentëve brenda vendit, dhe për të mbështetur diktatorin sirian Bashar Al-Assad, Hezbollahun libanez dhe grupin Houthi në Jemen. Pjesa tjetër e fondeve përfundoi nëpër xhepat e mullahëve dhe të pjesëtarëve të Gardës Revolucionare.

Ndërkohë, sipas shifrave të vetë regjimit, situata ekonomike e iranianëve të rëndomtë është përkeqësuar gjatë së njëjtës periudhë. Kjo pasi mullahët nuk i kanë përdorur asnjëherë fondet për t’i shërbyer popullit.

Populli iranian fajëson vetëm mullahët për telashet e tij ekonomike. Në protestat madhore që tundën Iranin vitin e shkuar, ndaj gjendjes së rrënuar të ekonomisë, një thirrje e shpeshtë ka qenë: “Armiku ynë është këtu; gënjejnë kur thonë se është Amerika”.

Për sa kohë që mullahët të jenë në pushtet, çdo dollar tregtie më Iranin është një dollar që e ndihmon regjimin të përhapë terror brenda dhe jashtë vendit.

Ata që janë kundër sanksioneve të reja amerikane apo që duan t’i zbusin ato duke kërkuar ‘sanksione të fokusuara apo inteligjente’ vetëm sa përsërisin me ose pa vetëdije fjalët e regjimit.

Regjimi do të ishte fare i lumtur nëse pak nga zyrtarët e tij do të shfaqeshin në listat e ‘sanksioneve inteligjente’, ndërsa ai vetë do të fitonte biliona përmes shitjes së naftës dhe gazit.

Populli iranian dhe kundërshtarët e vërtetë të regjimit i mbështesin sanksionet paralizuese e gjithëpërfshirëse kundër regjimit.

Faktori 2: Futja e IRGC-së në Listën e Zezë

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) përbën shtyllën kurrizore të regjimit. Pa të, mullahët nuk mund ta mbajnë pushtetin. IRGC është forca kryesore që shtyp protestat popullore brenda vendit, përhap terror dhe fondamentalizëm në rajon dhe merret me veprimtaritë e paligjshme bërthamre dhe raketore të regjimit, të cilat kërcënojnë botën.

Çdo kundërshtar i vërtetë i mullahëve do të kërkonte që ta dobësonte dhe asgjësonte IRGC-në. Për vite të tëra, NCRI i ka bërë thirrje SHBA-së dhe Europës që ta përfshinin IRGC-në në listat e tyre terroriste. Ndërkohë, disa grupe, duke përfshirë djalin e Shahut të dëbuar, e kanë bazuar strategjinë e tyre politike në krijimin e lidhjeve me elementë brenda IRGC-së dhe “në ri-integrimin e shumicës së anëtarëve të pakorruptuar e jo-kriminelë të forcave ekzistuese paraushtarake.”

Faktori 3: MEK

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI), e njohur gjithashtu si Mujahedin-e Khalq (MEK), është opozita demokratike më e madhe dhe më aktive kundër regjimit. Mullahët e konsiderojnë MEK-un si kryearmikun e tyre dhe kanë ekzekutuar mbi 100,000 anëtarë të MEK gjatë katër dekadave të fundit. MEK është gjithashtu organizata më e madhe brenda koalicionit NCRI. MEK përqafon një interpretim modern dhe tolerant të Islamit, interpretim i cili është diametrikisht kundër pikëpamjeve fondamentaliste të mullahëve. Njësitë e Rezistencës të MEK në Iran kanë një rol thelbësor në organizimin e protestave madhore që kërkojnë fundin e sundimit të mullahëve. Regjimi burgos, torturon ose ekzekuton këdo që guxon të shprehë mbështetje për MEK. Regjimi ia ka frikën mbështetjes politike të qeverive demokratike për MEK-un. Jashtë Iranit, strategjia e regjimit për të eliminuar MEK-ët përfshin si terrorizëm kundër këtij grupi, ashtu edhe përhapjen e keqinformimit për ta delegjitimizuar atë. Lobet e regjimit përpiqen ta shkurajojnë mbështetjen politike për MEK jashtë vendit duke e demonizuar këtë grup. Ata pretendojnë, pa prova, se MEK nuk përkrahet nga publiku iranian. Ata që përsërisin keqinformimin e mullahëve kundër MEK, me ose pa dashje ndihmojnë në agjendën e regjimit duke sabotuar alternativën demokratike ndaj sundimit teokratik. Disa madje kanë shkuar deri aty sa të zgjedhin regjimin përmbi MEK-un. Kundërshtarët e vërtetë të mullahëve e shohin regjimin si armiku numër një i popullit iranian, dhe nuk kanë asnjë interes për ta sulmuar grupin që përpiqet më shumë nga të gjithë për t’i dëbuar mullahët nga pushteti. Nuk jemi kundër kritikave të jashtme apo mospajtimit me MEK; por armiqësia dhe dashakeqësia ndaj MEK si dhe zgjedhja e regjimit përmbi këtë grup, është pikërisht ajo që duan mullahët.

Cila është politika më e mirë ndaj Iranit për komunitetin ndërkombëtar?

Qeveritë demokratike duhet të vihen në anën e dëshirave dhe interesave të popullit iranian. Nuk duhet t’ua vënë veshin lobeve të regjimit. Nuk duhet as t’ua vënë veshin atyre që pretendojnë në mënyrë të rreme se flasin në emër të popullit iranian, pavarësisht se mesazhet e tyre i shërbejnë vetëm tiranisë së kalbur në Iran.

Udhëheqësja e opozitës iraniane Maryam Rajavi argumenton me të drejtë se ka gjashtë hapa parimorë që demokracitë si SHBA dhe shtetet anëtare të BE-së mund të ndërmarrin në interes të paqes dhe sigurisë globale:

1. Njohja e së drejtës së popullit dhe Rezistencës iraniane për ta përmbysur fashizmin fetar në pushtet dhe për të themeluar lirinë.

2. Përfshirja e Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) dhe e organeve të tjera të shtypjes dhe eksportit të terrorizmit e fondamentalizmit në listën e Departamentit amerikan të Shtetit për Organizatat e Huaja Terroriste si dhe në listën e BE-së për grupet terroriste.

3. Përjashtimi i agjentëve të MOIS dhe të Forcës terroriste Quds të IRGC-së nga SHBA dhe Europa.

4. Referimi i dosjes së shkeljeve të të drejtave njerëzore nga regjimi iranian dhe masakrës së të burgosurve politikë tek Këshilli i Sigurisë i Kombeve të Bashkuara dhe tek Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

5. Përjashtimi i regjimit jo-legjitim klerikal nga OKB dhe njohja e Rezistencës Iraniane si përfaqësuesja e vërtetë e popullit iranian.

6. Dëbimi i regjimit iranian dhe forcave të tij nga Siria, Iraku, Jemeni, Libani dhe Afganistani.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this: