Politike

VENDIMI/ Rikthehet në krye të KLSH-së Bujar Leskaj, arsyeja pse u tërhoq Lindita Lati Milo

Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj pas përfundimit të mamdatit të tij në krye të këtij organi të rëndësishëm ia kishte deleguar detyrat zv.kryetares së këtij institucioni, Lindita Lati Milos.

Por me një vendim të bërë publik ditën e sotme, provohet se Leskaj do të vazhdojë të jetë kryetari i KLSH-së, deri në momentin kur ai të zëvendësohet nga një drejtues i ri.

Në vendimin e firmosur prej tij shkruhet se zv.kryetarja e KLSH-së, Milo është tërhequr nga ushtrimi i kompetencave të kryetarit për arsye personale.

Ndërkohë që Leskaj thekson se për të garantuar vijueshmërinë e punës, do të qëndrojë në këtë funksion deri në zëvendësimin e tij.

“Pas kërkesës për tërheqje nga kompetencat e deleguara të zv. Kryetares, znj. Lindita Milo për arsye personale, dt. 21.05.2019, nr. 347, dhe garantimit te vijueshmërisë normale të punës;

Në kushtet e zgjatjes në kohë të nominimit dhe përzgjedhjes së Kryetarit të ri të KLSH-së, sipas përcaktimeve të Ligjit 154/2014.

VENDOSA: 
1. Shfuqizimin e kompetencave të deleguara me vendimin e Kryetarit nr. 244, datë 12.12.2018 zv/Kryetarit të KLSH-së znj. Lindita Lati (Milo).
2. Ky vendim do i përcillet Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryetarit të opozitës.

  1. Vendimi hyn në fuqi pas botimit në fletoren zyrtare”, thuhet në vendimin e kreut të KLSH.

Letra-leksaj

Kujtojmë se kandidaturat e Presidentit Ilir Meta, të Vitore Tushës dhe Bahri Shaqirit nuk u pranuan nga ana e mazhorancës, duke thënë se u mungonte eksperienca në fushën financiare.

Kujtojmë se Leskajt i ka mbaruar mandati që prej Janarit të këtij viti ndërkohë që në vend të tij u komandua zv/Kryetarja Lindita Milo.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this: