Aktualitet

Vidhnin në valixhet e udhëtarëve, kapen dy punonjës në Rinas

Dy punonjës të ngarkim-shkarkimit të bagazheve në Aeroportin e Rinasit janë vënë në pranga sot pasi dyshohen se vidhnin sende ose para nga bagazhet e udhëtarëve.

Sipas informacioneve nga policia janë proceduar në gjendje të lirë edhe dy shtetas të tjerë.

Policia ka marrë informacion që dy punonjësit e ngarkim-shkarkimit të bagazheve mund të kenë kryer vjedhje në bazë të disa denoncimeve të ardhura në Komisariatin e Policisë së Rinasit nga udhëtarët.

Denoncimi i fundit ka qenë tre ditë më parë kur një shtetas ka kallëzuar se i janë vjedhur një sasi prej 4800 eurosh në bagazhin e tij të udhëtimit.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar shuma eurosh të vjedhura në bagazhin e një pasagjeri. Të dy të arrestuarit janë banues në Tiranë dhe mbi ta rëndon akuza penale e “vjedhjes në bashkëpunim”.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this: