Politike

Refuzim i vizës nga SHBA?! Kryemadhi: S’e vë dorën në zjarr për Ilirin e fëmijët e mi, jo më për Vasilin!

 

Në SHBA shkoi për të marrë mbështetje për aksionin opozitar që ka nisur në Tiranë së bashku me Lulzim Bashën, por Zëri i Amerikës e shtangu kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi në intervistën e pasdites së sotme.

“Petrit Vasilit i është refuzuar viza sipas burimeve tona. Çfarë mendimi keni?”, ishte pyetja e gazetares në Uashington që la thuajse pa fjalë Kryemadhin.

Në tentativën për të gjetur një përgjigje, kryetarja e LSI theksoi se ajo nuk e vë dorën në zjarr”, madje këtë nuk do e bënte as për Presidentin Ilir Meta dhe fëmijët e saj.

“Jo nuk besoj që i është refuzuar viza zotit Vasili. Nëse ka një njeri më pa probleme është Vasili, por nuk e vë dorën  në zjarr, as për fëmijët e mi as për bashkëshortin tim. Por në çdo rast, çdo ndarje informacioni në raste të tilla me Ambasadën Amerikane dhe me LSI do të jemi të gatshëm. Por mos harrojmë se Vasili ka qenë një ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të Lu  për Reformën në Drejtësi”, tha Kryemadhi.

Por gazetarja Menada Zaimi insistoi se sipas burimeve të VOA, nënkryetarit të LSI, Petrit Vasilit i është refuzuar viza në SHBA.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.